Shqipëria për herë të parë në Wine Paris 2025: Verërat në skenën ndërkombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë në Wine Paris & Vinexpo Paris, një nga panairet më prestigjioze ndërkombëtare për industrinë e verës dhe pijeve alkoolike, që do të mbahet nga data 10, deri më 12 shkurt 2025.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) njofton se, ky event do të zhvillohet në Porte de Versailles (Paris) dhe do të jetë një mundësi unike për promovimin e verërave shqiptare përballë një audience globale.

Pjesëmarrja shqiptare në këtë panair organizohet nga AIDA, duke përfaqësuar për herë të parë vendin tonë me një përzgjedhje të kantinave më të spikatura të verës shqiptare.

Në Pavijonin shqiptar, të pozicionuar në Hall 4A, Stand 165, do të prezantohen verëra të prodhuara nga varietetet autoktone shqiptare dhe tri kantina të mirënjohura, që sjellin në vëmendje cilësinë dhe traditën unike të verërave shqiptare.

Sipas AIDA-s, pjesëmarrja në Wine Paris është një hap i rëndësishëm për industrinë shqiptare të verës, duke mundësuar një platformë ndërkombëtare për promovim, eksport dhe ndërtimin e partneriteteve të reja. Vizitorët, distributorët dhe profesionistët e industrisë do të kenë mundësinë të eksplorojnë nga afër shijen autentike dhe historinë e pasur të verërave shqiptare.

Në fokus të promovimit të produkteve shqiptare është cilësia dhe tradita në sektorin e prodhimit të verës.

Kantinat shqiptare të përzgjedhura për këtë panair janë të njohura për përkushtimin e tyre ndaj cilësisë dhe përfaqësimin e traditës së lashtë të prodhimit të verës, duke ofruar produkte të standardeve më të larta.

AIDA fton vizitorët vizitojnë pavijonin shqiptar dhe të zbulojnë autenticitetin dhe potencialin e verërave shqiptare, të cilat sjellin një kombinim unik të traditës, inovacionit dhe historisë së pasur kulturore./     S,M

Të fundit

Pas kurimit, rrëfehet Parashqevi Simaku: Ushtrohesha çdo ditë, pija ujë e jo raki…

Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku, rrëfen ditët e kurimit në spitalin e...

PD nesër në protestë, por me strategji në ‘ajër’! Berisha: Skenarin do e shpallim nesër

Opozita po duket më e çorientuar se kurrë në strategjitë e saj, por edhe në planifikimet politike që pretendon, ku thërret protesta dhe më...

A jeni në listë? 4 shenjat e zodiakut që hanë më shumë kur janë të stresuar

Stresi i prek të gjithë në mënyra të ndryshme, disa bëhen hiperaktivë, të tjerë tërhiqen dhe disa… e hedhin te ushqimi! Nëse ndiheni sikur...

Kongresi Botëror i Ligjit 2027 në Tiranë, Zaçaj: Gur kyç në rrugëtimin e vendit

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj mori pjesë në ceremonitë e parashikuara me rastin e akordimit të çmimit Premio Espanol Universal 2024 për Javier...

“Ja ky…”/ Jul Deda nuk ndalet i nxjerr ‘bojën’ Gjestit , publikon videon e papritur

Gjesti dhe Bani hynë bashkë në tualet, duke rrezikuar të përfundojnë në nominim kokë më kokë. Ishte Gjesti ai që e nxiti këtë situatë, për...

Lajme të tjera

Web TV