Trump pezulloi fondet/ OJF-të në Shqipëri nisin largimet nga puna të punonjësve!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” në News24 Alban Duraj, i cili ka trajtuar rastet e ndërprerjeve të marrëdhënieve të punës me punëmarrësit, nga disa organizata jo qeveritare të cilat po abuzojnë sipas tij me urdhrin ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti i SHBA Donald Trump, mbi pezullimin e fondeve.

“Për shkak të urdhrave ekzekutive të SHBA, u pezulluan shumë financime që dilnin nga buxheti, për OJF ose ndihma humanitare që USAID ka pasur në shumë vende përfshirë Shqipërinë.
OJF që janë financuar nga USAID dhe ambasada e SHBA kanë nisur largimet nga puna për punonjësit, të cilët ishin të papërgatitur për një zgjidhje të punës në mënyrë të menjëhershme.
Marrëdhëniet e punës janë raste me kontrata pune normale, pra jo me projekte.
Rastet që më janë paraqitur gjatë kësaj radhe ishin kontrata me afat 1-vjeçar. Argument ligjor nuk është se nuk kemi më fonde”
, ka shpjeguar ai.

Avokati u ndal tek dëmshpërblimet që mund të pretendoje çdo punëmarrës në rast të ndërprerjes së menjëhershme të marrëdhënies së punës, si dhe afatet e njohura nga Kodi Civil për njoftimin e palëve për ndërprerjen e marrëdhënies.

“Zgjidhje e menjëhershme e marrëdhënies së punës dhe punëmarrësit i takon e drejta për të marrë dëmshpërblim.
Nëse është marrëdhënie pune mbi 3 vite, 3 muaj para duhet të njoftohet punëdhënësi për ndërprerjen e marrë dhënies së punës.
Pra afatet janë, për një marrëdhënie pune prej 1 viti, duhet që punëmarrësi të njoftohet 1muaj më parë, për një marrëdhënie 1-3 vjet është 2 muaj dhe mbi 3 vite është 3 muaj.
Në rast të shkeljeve, punëmarrësi mund të përfitojë paga deri në 12 muaj. Janë një sërë të drejtash që po shkelen nga këto organizata duke abuzuar me urdhrin ekzekutiv të presidentit Trump”
, tha ai./e.t

Të fundit

Rama shkon në selinë e PS/ Pritet të mbajë fjalimin e fitores

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në selinë e Partisë Socialiste të martën paradite. Në hyrje të selisë është takuar përzemërsisht...

Nis procesi i numërimit të votave për kandidatët! Hapen kutitë e para në qarkun Korçë

Ka nisur procesi i numërimit të votave për kandidatët në mbarë vendin. Kështu, janë hapur kutitë e para për qarkun Korçë. Në Korçë janë hapur...

“Këtë rezultat nuk e kisha menduar”/ Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Enkelejd Alibeaj nga Djathtas për Zhvillim ishte i ftuar në Ditarin me Denisa Pasholli ku komentoi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Teksa u...

Pushteti i humbjes

Ilir Yzeiri Zgjedhjet e këtij viti nuk ishin një garë elektorale klasike që bëhet midis forcave politike për të qeverisur vendin. Sistemi demokratik i pushtetit...

Festë edhe pas humbjes, kandidati i PD-së surprizon vajzën e tij në KZAZ për ditëlindje

Edhe pse tashmë është i vetëdijshëm se nuk do të arrijë të sigurojë një mandat në Kuvendin e ri, kandidati i PD-ASHM në listë...

Lajme të tjera

Web TV