8 Shkurt 1828/ Zhyl Vern, shkrimtari i fantazive të çmendura që u bënë realitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 -Në ditën e lindjes së shkrimtarit të madh francez-

 Nga Leonard Veizi

I pabesueshëm në fantazinë e tij, ai solli për mes letërsisë, një botë ireale që çuditërisht vite më pas u bë krejt reale. Një objekt hekuri që zhytej në det, – pra nëndetëse, por jo bërthamore, – një balon që fluturonte rreth globit, dhe më pas çmenduri bëhet edhe më e madhe kur flitet për një udhëtim nga Toka në Hënë. Dhe ishte puna e tij që e ktheu në postulat shprehjen “Atë që një njeri mund të imagjinojë, një tjetër do të jetë në gjendje ta arrijë një ditë”…

…Cilësohet si një autor produktiv, shkrimet e të cilit hodhën shumë nga themelet e trillimeve shkencore moderne. Dhe nuk ka njeri në botë, që ka bërë qoftë një arsim fillestar, të mos e njohë autorin e përbotshëm të letrave franceze. Zhyl Vern, është i mirënjohur për romane të tilla revolucionare shkencore si “Rreth botës për 80 ditë”, “Njëzet mijë lega nën det”, “Pesë javë në balonë”, “Udhëtim në qendër të tokës”, dhe më pas “Nga Toka në Hënë”. Me siguri do të ketë qenë ca “i lojtur nga fiqiri” që të paktën 150 vjet më parë, kur shkenca revolucionare ende nuk kishte filluar të merrte xhirot e saj, ai guxoi të shkruante një letërsi krejt realiste mbi një fantazi të shthurur.

Fillimet

Në jetëshkrimin e tij të botuar nga “Britannica” thuhet se babai i Vern-it, duke synuar që Zhyl të ndiqte hapat e tij si avokat, e dërgoi atë në Paris për të studiuar drejtësi. Por i riu Vern ra në dashuri me letërsinë, veçanërisht teatrin. Ai shkroi disa drama, punoi si sekretar i “Theatre Lyrique” apo “Teatri Lirik” dhe botoi tregime të shkurtra dhe ese shkencore në revistën “Musée des Familles”. Në 1857 Vern u martua dhe për disa vite punoi si ndërmjetës në bursën e Parisit. Gjatë kësaj periudhe ai vazhdoi të shkruante, të bënte kërkime në “Bibliothèque Nationale” apo siç vjen në shqip: “Biblioteka Kombëtare”, dhe të ëndërronte për një lloj të ri romani – që do të kombinonte faktet shkencore me trillimet aventureske.

I frymëzuar nga dashuria e tij për udhëtime dhe aventura, Vern bleu një anije dhe së bashku dhe gruan shpenzuan shumë kohë duke lundruar dhe qëndruar në porte të ndryshme, të cilat i ofruan  materiale pa fund për tregimet dhe romanet e tij.

Në shtator 1862, Vern u takua me botuesin Pierr-Zhyli Hitzala, i cili ra dakord të botonte pjesën e parë nga “Udhëtimet e jashtëzakonshme” të Vern, që njihet me titullin “Pesë javë në balon”.

Romani u bë bestseller ndërkombëtar dhe Hitzala i ofroi Zhyl Vernit një kontratë afatgjatë për të prodhuar shumë vepra të tjera “fiksioni shkencor”. Vern më pas la punën e tij në bursë për t’u bërë një shkrimtar me kohë të plotë dhe filloi atë që do të rezultonte të ishte një bashkëpunim shumë i suksesshëm autor-botues që zgjati për më shumë se 40 vjet dhe rezultoi në më shumë se 60 vepra në serinë e njohur “Voyages Extraordinaires”.

Lexo edhe :  10 Shkurt 1962/ Amerikanët dhe sovjetikët, si i shkëmbyen spiunët mbi një urë gjermane

Gjatë këtyre viteve Vern u vendos me familjen e tij në Amiens dhe bëri një udhëtim të shkurtër në Shtetet e Bashkuara për të vizituar qytetin e Nju Jorkut dhe Ujëvarat e Niagarës. Gjatë kësaj periudhe ai bashkëpunoi për të adoptuar në teatër disa prej romaneve të tij dhe fitoi famë botërore por një pasuri modeste.

Problemet

Nga viti 1886 deri në vdekjen e tij në 1905, mund të konsiderohet periudha pesimiste e Vernit.

Edhe pse po shijonte një sukses të madh profesional në vitet 1870, Zhyl Vern nisi të kishte shumë probleme dhe konflikte në jetën e tij personale. Kishte problemet në rritje me djalin e tij rebel, Mishel. Ai e dërgoi djalin e tij në një kolegj riedukimi më 1876, dhe disa vjet më vonë Mishel i shkaktoi edhe më shumë telashe, pas marrëdhënieve të tij të paligjshme me një vajzë të mitur.

Vështirësitë financiare e detyruan të shesë jahtin. Por mori goditje emocionale edhe nga vdekjet e njëpasnjëshme të nënës dhe mentorit të tij Hitzala.

Në vitin 1886, Vern u qëllua aksidentalisht në këmbë nga nipi i tij Gaston me probleme mendore, duke mbetur i çalë për pjesën e mbetur të jetës.

Ndikimi

Megjithatë shkrimtari vazhdoi të ishte produktiv deri në fund të jetës së tij më 1905.

Kur Vern vdiq, ai la një sirtar me dorëshkrime pothuajse të përfunduara në tryezën e tij.

Ndikimi i Vern shtrihet përtej letërsisë dhe filmit në botën e shkencës dhe teknologjisë, ku ai frymëzoi breza të tërë shkencëtarësh, shpikësish dhe eksploruesish.

Gjatë shekullit XX, veprat e Vernit u përkthyen në më shumë se 140 gjuhë, duke e bërë atë një nga autorët më të përkthyer në botë. Një numër filmash të suksesshëm u bënë nga romanet e Vern-it, duke filluar në 1916 me “20,000 lega nën det” film i cili u ribë në vitin 1954 nga “Walt Disney”. Më pas u ekranizua “Ishulli misterioz” me dy prodhime në vitet 1929 dhe 1961, filmi “Nga Toka në Hënë” u realizua në vitin 1958, ndërsa “Udhëtim në qendër të Tokës” më 1956.

Në vitin 1954, Marina e Shteteve të Bashkuara lëshoi ​​nëndetësen e parë në botë me energji bërthamore, të quajtur “Nautilus” në nder të shkrimtarit të madh francez. Ky ishte emri që Zhyl Verni i kishte vënë anijes së tij që lundronte nën ujë në romanin e titulluar “20 mijë lega nën det”.

Të fundit

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës...

Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që...

Përplasen serbët në veri, qytetarët mbajnë heshtje për viktimat e “korrupsionit të Vuçiç”

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës. Ky aksion ndërmerret...

Trump dëshiron Groenlandën, danezët mbledhin 200 mijë firma të “blejnë” Kaliforninë

Një peticion  online po shtyn  Danimarkën të marrë kontrollin e Kalifornisë dhe “të sjellë korsitë e biçikletave në Beverly Hills”. Fushata vjen pasi presidenti...

Numër i dedikuar për ankesat/ Siguria ushqimore testi që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë... kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të...

Lajme të tjera

Web TV