Pas refuzimit nga Rusia të planit japonez për të ndarë Mançurinë dhe Korenë në sfera ndikimi, Japonia nis një sulm të papritur detar kundër Portit Artur, një bazë detare ruse në Kinë. Flota ruse u shkatërrua. Gjatë luftës që pasoi mes dy vendeve, Japonia korri një sërë fitoresh vendimtare mbi rusët, të cilët e nënvlerësuan potencialin ushtarak të kundërshtarit të tij jo-perëndimor.
Në mars, trupat ruse u mundën në Shenjang të Kinës, dhe në maj, flota ruse pësoi një tjetër humbje të rëndë pranë ishujve Tsushima.
Këto disfata e bindën Rusinë, se rezistenca e mëtejshme kundër planeteve imperiale të Japonisë mbi Azinë Lindore, qe e pashpresë. Në gushtin e vitit 1905, presidenti i SHBA-së Theodore Roosevelt ndërmjetësoi një traktat paqeje në Portsmuth, Nju Hejmpshajër. Japonia doli nga ai konflikt si fuqia e parë botërore jo perëndimore. Performanca katastrofike e ushtrisë ruse në luftë, ishte një nga shkaqet e menjëhershme të Revolucionit të vitit 1905.
Kalendar
8 Shkurt 347 – Lufta Civile Bizantine e viteve 1341-1347, përfundon me një marrëveshje për ndarjen e pushtetit ndërmjet Gjonit VI Kantakuzenos dhe Gjonit V Paleologos.
8 Shkurt 1887 – Akti Dawes, autorizon Presidentin e Shteteve të Bashkuara të sekuestrojë tokat e fiseve indiane, dhe t’ua ndajë atë në ngastra më të vogla amerikanëve me origjinë evropiane.
8 Shkurt 1962 – Nëntë sindikalistë vriten vranë nga policia franceze me nxitjen e ish-bashkëpunëtorit të nazistëve Moris Papon, asokohe shefi i Prefekturës së Parisit të Policisë.
8 Shkurt 1968 – Një sulm ndaj studentëve zezakë në Universitetin Shtetëror të Karolinës së Jugut, që po protestonin kundër ndarjes racore, shkakton 4 të vdekur.
8 Shkurt 1981 – Njëzet e një tifozë futbolli shkelen për në vdekje në stadiumin olimpik Karaiskakis në Neo Faliro Greqi, gjatë një ndeshje futbolli midis ekipeve Olympiakos dhe AEK.
8 Shkurt 2010 – Një stuhi e furishme në malet Hindu Kush të Afganistanit, shkakton 36 ortekë dëbore, duke zhdukur mbi 2 kilometra rrugë, dhe duke vrarë të paktën 172 njerëz dhe bllokuar mbi 2.000 udhëtarë.