Gazetari: Berisha mendon se me ardhjen e Trump do t’i hiqet ‘non grata’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artur Nura deklaroi se opozitarët nuk bëjnë dot zhurmë me fjalë, por kur Sali Berisha nis të flas, tentojnë të bëjnë zhurmë me shashka.

Ai theksoi se me ardhjen e Donald Trump në pushtet, Berisha mendon se mund të heq ‘non gratën’, pasi dhe po financon fuqishëm.

“Kush ka memorie politike e kujton që zoti Berisha në pushtet ka qënë një autoritar i një modeli shumë më të forta. Këtë mund ta kujtojë vetë zoti Leka që e ka pësuar, I cili për ushtrimin e profesionit ka shkuar pas hekurave. Ne nuk mund ta harrojmë dot këtë gjë. Bashkë me Aleksandër Frangaj për memorin e teleshikuesve.

E dyta, nuk bëjnë dot zhurmë me fjalë dhe ai kur nisi fjalën filluan me shashka. Thonë Rama ik, po Rama nuk ikën. Njëjtë si Basha, që tha tani beteja rifillon.

Unë besoj që brenda Berishës, beteja më e rëndësishme është fitorja me drejtësinë. Po të shohësh një nga tabelat, ishte me zotin Trump dhe Sorosin me kryq nga mbrapa. Mendon se do t’i hiqet ‘non grata’ me ardhjen e Trump.

Për ti hequr ‘non grata’ Berisha do financojë dhe për këtë dihet. Ai do niset në Milano tani, ka avionin. Do financojë me fushatat e tij”.

Ndërsa, analisti Martin Leka theksoi se Berisha krijoi një regjim represiv, jo nga fjalës së lirë, por ndaj politikanëve. Sipas tij, edhe pas 34 vjetësh vazhdon të jetë po i njëjtë, një alternativ që po erdhi do të ketë një qeveri të korruptuar.

“Mendoj që zoti Berisha krijoi një regjim represiv, jo nga fjalës së lirë, por ndaj politikanëve. Në atë kohë u fut lideri Fatos Nano në burg. Pastaj ndodhën zgjedhjet e 96, që flasin për kulmin, për votën e lirë. Në vitin 97 nuk kemi pse I futemi, sepse nuk dha dorëheqjen me atë humnerë të krijuar. Në 98 u pushtua Radio Televizioni Shqiptar dhe mediat e tjera si Koha Jonë. Pas 34 vjetëve ne jemi përballë një alternative, që edhe pse është e korruptuar, kemi dhe një alternativë tjetër, që do të mendojë dhe thotë më mirë një qeveri e korruptuar se sa një qeveri që të vret si më 21 Janar”./    S,M

Të fundit

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës...

Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që...

Përplasen serbët në veri, qytetarët mbajnë heshtje për viktimat e “korrupsionit të Vuçiç”

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës. Ky aksion ndërmerret...

Trump dëshiron Groenlandën, danezët mbledhin 200 mijë firma të “blejnë” Kaliforninë

Një peticion  online po shtyn  Danimarkën të marrë kontrollin e Kalifornisë dhe “të sjellë korsitë e biçikletave në Beverly Hills”. Fushata vjen pasi presidenti...

Numër i dedikuar për ankesat/ Siguria ushqimore testi që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë... kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të...

Lajme të tjera

Web TV