Kodet e kapsollave te shkallët e Kryeministrisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Askush nuk e kupton pse PD i ka thënë protestë një shfaqje ku flasim ca vetë, para një paneli të instaluar që kushton një djall me para.

Protesta, për vetë termin që tregon, është një demonstrim njerëzor dhe komunikativ për një çështje apo një kauzë të caktuar, kur edhe nëse ka pak njerëz, ajo bën lajm me reagimin njerëzor.

Reagim, që me anë edhe komunikimit mediatik, krijon një sensibilitet të caktuar për çështjen që ngrohet, por edhe grupin që e merr përsipër.

Ndërkaq, protesta bëjnë edhe opozitat në mbarë botën, për një kauzë që bgrenë në Parlament apo media, për të krijuar një demonstrim të mbështetjes popullore që përfaqësojnë.

Para disa ditësh në qytetet e Gjermanisë, u zhvilluan protesta masive, për të treguar protestën ndaj një partie institucionale siç është CDU-ja e Konrad Adenauerit, Helmut Kohl-it dhe Angela Merkelit, që është afruar me të djathtën ekstrete të AFD-së.

Por, edhe pse protestat ishin të forta e masive, siç tregojnë mediat gjermane, CDU nuk pësoi asnjë ulje në sondazhe, pak javë para zgjedhjeve.

Megjithatë, edhe pse nuk arriti objektivin e goditjes në shenjë të kundërshtarit, protestat arritën që të mobilizojnë popullin e së majtës, për të mos pësuar ortekun e fuqishëm të votës kundra që pritet të ndodhë. Ku abstenimi, pra mos dalja në zgjedhjet e votuesit tradicional është frika më e madhe.

Ndërkaq, nëse i kthehemi manifestimeve të PD-s përpara kryeministrisë në të shkuarën apo edhe sot, ata nuk kanë pasur asnjë pasojë politike të tyre.

Problematike në pjesëmarrje, problematike në organizim, problematike në mesazhin e përcjellë pët publikun, ata kanë sjellë vetëm një retorikë tashmë të përsëritur, ku palët në panele zihen për numrat e pjesëmarrjes.

Lexo edhe :  Çfarë duhet të presim nga qeveria “Kurti 3”?

Ku më shumë se raportime apo analiza politike, ka raportime nga gazetarët e kronikës për ndalimet e mundshme apo lëndimit prej mjeteve piroteknike.

Edhe sot, diskutimi që po ndodh me të mbaruar “protesta” është efekti prioteknik i saj. Pas hedhjes së kapsollave në shkallët e kryeministrisë.

Një efekt që i shtohet zhurmës së fortë të mjeteve piroteknike në transmetimin live në televizion.

E pikërisht zhurma është pasoja e ashtuquajtur politike, apo më mirë të thuhet kodi që transmeton në publik ajo.

Një kod që i drejtohet votuesve apo mbështetësve që po zvogëlohen çdo ditë të partisë së Berishës, për t’i bërë me dije se nuk ka alternativë tjetër për ta. Meqë me fjalë, si Berisha ashtu edhe të tjerët në udhheqje nuk guxojnë të komunikojnë t vërtetën, pasi e zbukurojnë atë duke folur ër fitore, heqje nn grata dhe mbylljen e SPAK, përdorin gjuhën e zhurmave të kapsollave.

E sipas gjasave, në matjen e radhës që pritet të zhvillohet në fund të këtij muaji, shifrat ose mund të rriten me 1-2% të votuesve që i rikthehen Berishës, ose do të mbesin në vendnumëro. Një gjuhë e njohur e zgjedhjeve tashmë, ku me afrimin e zgjedhjeve, ka edhe një mobilizim të mbështetësve të mërzitur. Por që në realitet, i shërben vetëm Berishës që të qëndrojë në skenë, me një parodi të përsëritur të kapsollave./    SM

Të fundit

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës...

Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që...

Përplasen serbët në veri, qytetarët mbajnë heshtje për viktimat e “korrupsionit të Vuçiç”

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës. Ky aksion ndërmerret...

Trump dëshiron Groenlandën, danezët mbledhin 200 mijë firma të “blejnë” Kaliforninë

Një peticion  online po shtyn  Danimarkën të marrë kontrollin e Kalifornisë dhe “të sjellë korsitë e biçikletave në Beverly Hills”. Fushata vjen pasi presidenti...

Numër i dedikuar për ankesat/ Siguria ushqimore testi që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë... kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të...

Lajme të tjera

Web TV