Lumi Devoll pushtohet nga mbetjet, banorët thirrje institucioneve: Merrni masa!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fshatrat Pojan dhe Orman, në bashkinë Maliq, po përballen me një situatë alarmante për shkak të derdhjes së ujërave të zeza dhe mbetjeve urbane në lumin Devoll. Kjo ka shkaktuar shqetësime të mëdha tek banorët, të cilët theksojnë ndikimin negativ që ka kjo ndotje për mjedisin dhe shëndetin e tyre.

Banorët thonë se mbetjet hidhen pa kriter në shtatin e lumit si pasojë e papërgjegjshmërisë së vetë banorëve të zonës, por edhe nga neglizhenca institucionale. Ata i bëjnë thirrje autoriteteve lokale që të marrin masa më drastike për të ndaluar hedhjen e plehrave në lumin Devoll.

 

 

Lumi Devoll e ka patur tepër të theksuar problematiken e ndotjes në zona të caktuara. Ne e kemi ngritur edhe më herët këtë shqetësim duke vëzhguar në terren jo vetëm në bashkinë e Maliqit por edhe atë të Devollit.

Në rastin e fundit, bashkia Maliq ka reaguar ndaj shqetësimeve të ngritura nga banorët dhe ka deklaruar se zona është pastruar dy javë më parë. Sipas autoriteteve lokale, pastrimi është bërë në mënyrë të rregullt dhe është një proces i vazhdueshëm, që synon pastrimin e shtatit të lumit dhe heqjen e mbetjeve të tjera në ujë./e.t

Të fundit

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës...

Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që...

Përplasen serbët në veri, qytetarët mbajnë heshtje për viktimat e “korrupsionit të Vuçiç”

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës. Ky aksion ndërmerret...

Trump dëshiron Groenlandën, danezët mbledhin 200 mijë firma të “blejnë” Kaliforninë

Një peticion  online po shtyn  Danimarkën të marrë kontrollin e Kalifornisë dhe “të sjellë korsitë e biçikletave në Beverly Hills”. Fushata vjen pasi presidenti...

Numër i dedikuar për ankesat/ Siguria ushqimore testi që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë... kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të...

Lajme të tjera

Web TV