Mbyllet protesta e PD dhe opozitës te kryeministria pasi përfundoi fjalën e tij kryetari Sali Berisha. Protesta e nisur rreth orës 17:30 u mbyll pas rreth 1 orë e 44 minuta.
Pjesëmarrja ishte e vakët, teksa vëmendja ishte te fjala e Berishës që vijoi me akuzat ndaj Ramës dhe premtimin se PD është fitore.
Floriana Garo lajmëroi pjesëmarrësit në protetsë se Berisha tani niset për në Romë për takim me shqiptarët atje. / S.M