Protesta e opozitës/ Meta thirrje qytetarëve nga burgu: E gjithë Shqipëria sot në këmbë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta me një mesazh nga qelia, u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e protestës që do të organizohet sot në orën 17:00 përpara Kryeministrisë.

Meta ka renditur arsyet të cilat duhet të shtyjnë qytetarët të dalin sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa shtoi se kjo është një protestë për të shpëtuar Atdheun nga zhbërja.

Postimi:

Të dashur shqiptarë të ndershëm dhe patriotë,
Ju ftoj të gjithëve të bashkohemi sot, në ora 17:00 në protestën kombëtare kundër Narkoshtetit, armikut më të egër të lirive dhe të drejtave tuaja, që ka vjedhur në mënyrë të pamëshirë dhe ka përzënë nga vendi përmes një axhende antikombëtare shpopullimi mbi 1 milion shqiptarë.
Të rinjtë dhe të rejat, që ky regjim mizor u ka vrarë shpresat dhe u ka vjedhur ëndrrat do të jenë sot në këmbë!
Sot është dita të protestojmë për moszbardhjen e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, ëndrrat e të cilit u këputën në oborrin e shkollës “Fan Noli” në zemër të Tiranës, në mënyrë që të mos kemi të tilla tragjedi në të ardhmen dhe fëmijët tanë të rriten jo vetëm të mirëarsimuar por edhe të sigurt në Atdheun e tyre.
Pensionistët, që aq shumë kanë kontribuar për vendin dhe që sot janë më të varfër se në 2013, të vjedhur, të përbuzur dhe të përjashtuar kanë shumë arsye pse do të bashkohen sonte me ne.
Fermerët shqiptarë, nga Kardhiqi ku protestojnë tani dhe deri në Vermosh, që mundin dhe sakrificat i hedhin në kanal, fondet e të cilëve përfundojnë te inceneratorët që nuk ekzistojnë, do të protestojnë sot me ne edhe për shfarosjen blegtorisë edhe për shkretimin e bujqësisë.
Mësuesit, pedagogët, mjekët e infermierët, me pagat më mizerabël në rajon do të bashkohet me ne!
Protestojmë sot për të shpëtuar Atdheun nga zhbërja, për të shpëtuar familjen shqiptare dhe fjalët e shenjta Nënë dhe Babë nga “Prindi 1” dhe “Prindi 2”, për t’u mobilizuar për largimin e Kryetarit të Organizatës që për të vjedhur pushtet shet sovranitet, për t’i dhënë fund modelit të narkoekonomisë bazuar në pasurimin e një pakice nëpërmjet industrisë së pastrimit të parave dhe për t’i hapur rrugën një modeli të ri ekonomik që mbështet prodhuesit vendas dhe e shndërron Shqipërinë në fuqi eksportuese në rajon.
Protestojmë sot për të rikthyer qetësinë në familjet shqiptare, qetësi që është kërcënuar rëndë nga rrugaçëria e mbrojtur nga Narkoqeveria.
Protestojmë për votën e lirë dhe pa kërcënimet e narkopatronazhistëve dhe Narkoqeverisë.
Protestojmë për jetën dhe shëndetin e kërcënuar nga betoni i kullave.
E gjithë Shqipëria do të jetë sot në këmbë deri në largimin përfundimtar të këtij regjimi mafioz dhe të korruptuar në çdo qelizë.

Të fundit

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës...

Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që...

Përplasen serbët në veri, qytetarët mbajnë heshtje për viktimat e “korrupsionit të Vuçiç”

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës. Ky aksion ndërmerret...

Trump dëshiron Groenlandën, danezët mbledhin 200 mijë firma të “blejnë” Kaliforninë

Një peticion  online po shtyn  Danimarkën të marrë kontrollin e Kalifornisë dhe “të sjellë korsitë e biçikletave në Beverly Hills”. Fushata vjen pasi presidenti...

Numër i dedikuar për ankesat/ Siguria ushqimore testi që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë... kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të...

Lajme të tjera

Web TV