Rama në Spanjë/Sot jemi në Champions League e turizmit, ende jo Reali Madridit por Girona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në tryezën e organizuar në Madrid me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes sipas së cilës, Shqipëria do organizojë Kongresin Botëror të Ligjit në vitin 2027.

Rama theksoi përparimet e Shqipërisë në shtetin e së drejtës, ndërsa nuk la pa përmendur përpara auditorit spanjoll edhe përparimet në turizëm. Kryeministri me batutë tha se dikur ishim Koreja e Veriut e Europës, sot jemi në Champions League e turizmit, por ende nuk jem Reali Madridit.

‘Historia e trishtë spanjolle ka qenë burim frymëzimi. Politika është një luftë për pushtet, por po kështu është lufta për drejtësi. Nuk mund të jem më krenar se kaq se do jemi mirëpritësit e Kongresit Botëror të së drejtës në 2027. Ju ftoj të gjithëve të vini në Shqipëri duke ju thënë 2 gjëra. Nuk do pendoheni kurrë dhe do doni të ktheheni. Nuk do mërziteni nëse jeni me ne në Shqipëri. Jemi sot si Spanja një herë e një kohë kur nisi ti rilindte pas një të shkuare diktatoriale dhe një vend që jo shumë kohë më parë ishte i izoluar nga perëndimi dhe lindja. Një Kore e Veriut e Europës me 5 mijë vizitorë në vit. Vjet arritëm 12 milionë dhe po afrohemi në Champions League, jo Real Madrid por jemi Girona e Europës.’/e.t

Të fundit

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës...

Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që...

Përplasen serbët në veri, qytetarët mbajnë heshtje për viktimat e “korrupsionit të Vuçiç”

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës. Ky aksion ndërmerret...

Trump dëshiron Groenlandën, danezët mbledhin 200 mijë firma të “blejnë” Kaliforninë

Një peticion  online po shtyn  Danimarkën të marrë kontrollin e Kalifornisë dhe “të sjellë korsitë e biçikletave në Beverly Hills”. Fushata vjen pasi presidenti...

Numër i dedikuar për ankesat/ Siguria ushqimore testi që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë... kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të...

Lajme të tjera

Web TV