Rikthehen fjalimet/Çfarë pritet të ndodhë sot në protestën e opozitës para Kryeministrisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të të shtunë, opozita do të mbajë protestën e radhës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike.
Mësohet se ndryshe nga protestat e kaluara, ku bllokoheshin akset kryesore të kryeqytetit, ditën e sotme tubimi do të jetë i përqëndruar para Kryeministrisë, teksa po ashtu do të rikthehen dhe mbajtja e fjalimeve para militantëve.

Një ditë më parë, lideri demokrat Sali Berisha, vuri në dukje se në themel të protestës së sotme është korrupsioni i mazhorancës dhe luksi në të cilin sipas tij, jeton Edi Rama.

Ai shfrytëzoi për këto akuza edhe deklaratat publike të ish-numrit 2 të qeverisë Arben Ahmetaj, të dhënë në një intervistë televizive pak kohë më parë.

Autoritetet bënë me dije se leja e kërkuar në Policinë e Tiranës, është për tre orë tubim, nga ora 17:00 deri në orën 20:00.

Policia ka marrë si masë për ruajtjen e sigurisë kufizimin e lëvizjes së automjeteve në disa akse/segmente rrugore, më konkretisht:

Nga ora 10:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;

Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia njofton se në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Shtetit ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Një ditë më parë, Sali Berisha mblodhi në selinë blu dhe aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar, ku në fokus të diskutimeve ishte protesta e sotme dhe zgjedhjet e 11 Majit. Ai i bëri thirrje çdo partie opozitare që të bashkohet me ta kundër së keqes, siç e konsideron ai mazhorancën socialiste.

“Ky takim i Federatës opozitare vjen në prag të protestës së madhe të opozitës, në të cilën populli opozitar do t’i dëshmojë shqiptarëve dhe botës se Edi Rama përfaqëson sot kreun e narkoshtetit dhe me dëshmitë tronditëse të bazuara në dokumente autentike origjinale dhe prani fizike të Arben Ahmetajt, ai është sot një delinkuent madhor në krye të një organizate kriminale, të cilën ne e kemi damkosur me kohë. Por vetëkuptohet kur ato dëshmi vijnë me dokumente nga bashkëpunëtori i tij më i ngushtë në 10 vite, ato janë prova të pakundërshtueshme të inkriminimit të thellë të Edi Ramës. Por ky takim dhe kjo mbledhje është shumë e rëndësishme për konsolidimin e mëtejshëm të frontit opozitar kundër kësaj të keqe të pakrahasueshme me ndonjë të keqe tjetër që nga diktatura hoxhiste gjer sot.

Bashkimi i të gjithë potencialeve opozitare kundër Edi Ramës, kundër Rilindjes që është sot sinonim i krimit, sinonim i një regjimi që në fjalorin politik të të gjitha kohërave, ka një term: regjimit të kakistokracisë që përmbledh të gjitha të këqijat që mund t’i bëjë një pushtet një vendi. Dhe në fakt, një pushtet që përzë nga vatrat e tyre 40-45 përqind të popullit në 10 vite, është më i keqi që ky popull ka njohur në historinë e tij. Koha është për një front sa më të gjerë opozitar, ndaj dhe unë ftoj të gjitha forcat politike që e ndjejnë veten opozitë, e konsiderojnë veten opozitë, pavarësisht nga çdo kundërshti që mund të kenë njëri me tjetrin, të bashkohen në këtë front për t’u përballur me sukses me këtë të keqe që kemi përpara. Sepse ky bashkim ka një rëndësi vendimtare. Ka prej tyre që kanë shumë vërejtje për këtë forcë apo atë forcë, kanë vërejtje për PD-në, normale janë këto, por problemi është se nuk ka rrugë tjetër përveç bashkimit për t’u përballur me këtë të keqe që kemi përpara. Dhe të gjitha variantet e tjera, vetëm sa pjesëtojnë fuqinë e opozitës”, – deklaroi Berisha.

Lexo edhe :  “Para fushate, premtojnë gjëra imagjinare”, Rama ironizon opozitën, flet për pensionet

Ndërkohë, gjatë konferencës me gazetarët, i pyetur mbi skenarët e opozitës, Berisha deklaroi se mbetet sekret, por tha se do të jetë e veçantë nga protestat e tjera.

“Kjo nuk është protesta e parë. Kam qenë edhe në të tjera, por kjo është e veçantë. Kjo është një protestë tjetër, është një protestë në shesh. Ato ishin protesta me veprime. Skenari nesër (sot) do shpallet plotësisht se nuk duhet që armiku të dijë të gjitha taktikat tona”. – tha Berisha.

Mësohet se kryedemokrati do të shoqërohet në protestën e sotme nga dhjetra të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ku do të marshojnë nga selia blu drejt Kryeministrisë.

Nuk dihet nëse kjo do të jetë protesta e fundit kombëtare e opozitës para zgjedhjeve parlamentare apo do të ketë dhe të tjera, por ajo që vlen për t’u theksuar është se kërkesa për Qeveri teknike duket se është zbehur dhe po ashtu edhe “mosbindja civile” e pretenduar.

Gjithsesi, “sfidë” në protestën e sotme para Kryeministrisë mbetet pjesëmarrja, ku mbetet të shihet se sa do të jetë numri i të pranishmëve./e.t

Të fundit

Ekspertët që parashikuan Covid: Një virus i ri mund të shkaktojë pandeminë e rradhës

Një virus i ri që është shfaqur në pjesë të Amerikës mund të "kërcënojë të gjithë njerëzimin" sipas ekspertëve...

Tirana dhe bregdeti, ndër më të lirat në rajon për qiratë ditore

Ndonëse kthimi i Shqipërisë në destinacion turistik e ka shtuar në mënyrë të pashmangshme vëmendjen për Tiranën, çmimet e qirasë ditore në kryeqytet mbeten...

Protesta e opozitës tek kryeministria/ Rrugët që bllokohen në Tiranë

Policia e shtetit do të bllokojë disa rrugë në kryeqytet pasi u njoftua nga PD për 3 orë protestë pasditen e sotme nga ora 17:00...

PD në protestë/ Rama: Shqiptarët të çojnë kënetën drejt tharjes

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën që pritet të zhvillojë opozita në orën 17:00 para Kryeministrisë. Rama shkruan në platformën "X" se...

E trishtë/ Ndahet nga jeta nga jeta aktori i njohur (EMRI+FOTO)

Aktori i njohur për rolet e tij në filmat “Annie Hall” dhe “Serpico”, Tony Roberts, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare, pas një beteje...

Lajme të tjera

Web TV