Specie e rrallë në Vlorë/Gjarpëri i detit 2.5 metër i gjatë bie në rrjetat e peshkatarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një specie e rrallë, gjarpër deti me gjatësi 2.5 m ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Radhimës.

Lloji i gjarpërit Ophisurus serpens është kapuur nga peshkatarët në zonën e Pasha Limanit, në 50 m thellësi dhe janë specialistët që do vlerësojnë këtë gjarpër dhe rrezikshmërinë e tij.

Sherif Dyrmishi, peshkatar që e njeh zonën e gjirit të Vlorës, shprehet se për të është e para herë që bie në rrjeta një specie e tillë, janë biologët që do e vlerësojnë, dhe thonë që është një gjarpër deti i cili mendohet që nuk është helmues, ushqehet me mikro organizma ( parazitë të quajtur Anisakis simplex), por nuk është i konsumueshëm për njerëzit.

‘Kemi njoftuar biologët që merren me këtë fushë, na kanë thënë është gjarpër deti dhe nuk ështeë helmues, janë specie që ushqehen me mikroorganizma. Para disa vitesh ka pasur një rast tjetër të kësaj specie. Mendoj që nuk është për konsum’, tha ai.

Sipas Dyrmishumit ky gjarpër nuk mendohet të jetë i rrezikshëm, ai jeton në thellësi në guva nënujore./e.t

Të fundit

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës...

Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që...

Përplasen serbët në veri, qytetarët mbajnë heshtje për viktimat e “korrupsionit të Vuçiç”

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës. Ky aksion ndërmerret...

Trump dëshiron Groenlandën, danezët mbledhin 200 mijë firma të “blejnë” Kaliforninë

Një peticion  online po shtyn  Danimarkën të marrë kontrollin e Kalifornisë dhe “të sjellë korsitë e biçikletave në Beverly Hills”. Fushata vjen pasi presidenti...

Numër i dedikuar për ankesat/ Siguria ushqimore testi që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë... kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të...

Lajme të tjera

Web TV