Milani ka fituar me rezultatin 0-2 në transfertën e Empolit. Golat u shënuan në pjesën e dytë nga Leao dhe Gimenez.
Pjesa e dytë u mbizotërua nga tensioni. Fillimisht Tomori i kuqezinjve u largua me karton të kuq, më pas Marianucci nga vendasit.
Pas këtyre dy episodeve erdhën dhe golat e të besuarve të Conceicaos. Për Gimenez ishte ndeshja e parë në Seria A dhe ia doli të shënojë.
Milani aktualisht mban vendin e 7, por me një ndeshje më tepër se Bologna që mund ta kalojë. Empoli rrezikon rënien, teksa ndodhet në vendin e 17-të./ D.C