Alergjitë nisin më herët/ Mjekët: Shtohen fëmijët e prekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me afrimin e pranverës nuk vijnë vetëm temperaturat më të ngrohta. Çelja e mimozave, akaciave apo poleneve të tjera sjellin shqetësime e para për personat alergjik, por jo vetëm. Ditët e fundit, bluzat e bardha po ndeshen edhe me alergjitë e stinës, siç janë ato të polenit.

Shpesh është e vështirtë të bëhet dallime, pasi simptomat janë të ngjashme me ato të gripit, por mjekja Alergologe Alkerta Ibranji këshillon të kihen në vëmendje disa dallime.

“Fluksi i madh i pacienteve në këtë sezon ku jemi kanë të bëjnë me gripin, ku sigurishtë që këto kanë temperaturën si shenjën klasike, por nuk duhet të harrojmë që tani është nisja e sezonit të alergjive të pranverës së herëshm, ku shkaktarët kryesorë të simptomave të ngjashme me virozat janë polemi i pemëve të akacies, pemës selvisë dhe mimozave. Po kemi një shtim, apo ndryshim të ankesave të pacientëve që po paraqiten me ankesa të skuqjes së syve, bllokim të hundëve, dhe me kollë, ku ne diagnostikojm për herë të parë ose të raktivizuar.”, u shpreh alergologia.

Alergjitë prekin të gjitha grupmoshat, por specialisët thonë se kujdesi më i veçantë duhet nga të vegjlit dhe të moshuarit, si më vulnerabël. Sidomos mosha pediatrike vitet e fundit gjithnjë e më shumë po ekspozohet ndaj alergjive, ndërsa faktorët janë të shumëanshëm.

Ka ndryshime të disa aspektëve, e para kemi fillimin e pranverës më herët sesa vinte më përpara që ka të bëjë me ngrohjen globale. Kemi pranverë më të herëshme dhe më të gjatë, nëse ne prisnim që mimozat të çelnin në javën e 3 shkurtit, tani i kemi që në fund janarit. Sjell shqetësime për alergjikët. Një alergji të alergive respiratore e kemi tek fëmikët, jo vetëm si më vurnerablët, por, vjen si pasojë e ajrit të ndotur, ku mund të sjell alergji tek fëmijët që s’kanë gjenetike, stili i jetesës, ku qëndrojnë mbyllur, larg natyrës, të paekspozuar me indikator të jashtëm që janë edukues të imunitetit.”

Alergologët këshillojnë prindërit që mos të neglizhojnë një gjendje gripale, dhe pa temperaturë tek fëmijët e tyre, por, të paraqiten tek mjeku specialist, pasi mund të jetë një alergji.

Lexo edhe :  Shpallet i humbur në Ksamil 49-vjeçari nga Tirana, familjarët kanë humbur kontaktet

“Nëse kemi simptomat, skuqje syve, kollë, dhe kur prindërit thonë që ma zë shpesh gripi fëmijën, duhet një konsultë me alergologen, për identifikin e shkaktarit, edhe sikur mos të dal alergji, pasi kjo sëmundje kronike  është numër 1 tek fëmijët. Ndërhyrja që në moshën pediatrike, shmang azmën në moshën adulte.”

Edhe për alergjitë, shqetësuese mbetet për bluzat e bardha fenomeni i vetëmjekimit, pra marrja e medikamenteve në farmaci pa një recetë mjeku. Mjekët e ndalojnë kategorisht këtë sjellje, pasi jo vetëm që nuk trajton lehtëson simptomat, por, sjell edhe vështirësi më pas në diagnostikim e sëmundjes./k.k

Të fundit

Putini nuk po tregon asnjë shenjë kompromisi

Vladimir Putini nuk pritej ta refuzonte kategorikisht propozimin e SHBA-së për një armëpushim, por gjithashtu nuk pritej ta mbështeste...

Portokalli parandalon depresionin, ja si shpjegohet

Portokalli përveç se përmirëson sistemin imunitar, ndihmon dhe në parandalimin e depresionit. Ngrënia e një portokalli në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të...

Qyteti bregdetar në Siçili ofron pushime për 1 euro: Si mund të fitoni një vend?

Siculiana, një qytet bregdetar në Siçili, ka nisur një iniciativë unike për të tërhequr më shumë turistë gjatë sezonit të ulët: një fundjavë pushimi...

Arkeologët zbulojnë një fytyrë njerëzore fosile mbi 1 milion vjeç

Pjesa e një fytyre të fosilizuar nga një paraardhës i njeriut është më e vjetra e gjetur në Evropën Perëndimore, sipas arkeologëve. Kafka jo e...

Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, takon përfaqësuesit e drejtësisë në Tiranë

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë ka zhvilluar sot takime me përfaqësuesit nga...

Lajme të tjera

Web TV