Studimi: Kafja e tepërt çon në akumulimin e yndyrës në bark

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një studimi të ri të studiuesve australianë të publikuar në revistën shkencore “Journal of Agricultural and Food Chemistry”, konsumimi i 5 ose më shumë kafeve në ditë ndikon në mëlçi dhe rrit ndjeshëm akumulimin e yndyrës në bark.

Sipas ekspertëve në Institutin e Kërkimeve Mjekësore të Australisë Perëndimore, rritja e konsumit të kafesë rrit rrezikun e problemeve të ndryshme shëndetësore (sëmundjet kardiovaskulare, diabeti i tipit 2, etj.)

 

 

Si pjesë e hulumtimit të tyre, shkencëtarët australianë u përpoqën të analizonin substancat, “mbrojtësit” e sistemit kardiovaskular që përmban kafeja. Një prej tyre është acidi klorogjenik (CGA), i cili, sipas gjetjeve, ka veti mbrojtëse kundër diabetit të tipit 2, hipertensionit dhe obezitetit.

Nëpërmjet eksperimenteve të kryera në minj, shkencëtarët zbuluan se konsumimi i sasive të mëdha të kafesë, duke përfshirë kafenë pa kafeinë, çoi në funksionin e dëmtuar të mëlçisë, gjë që rezultoi në akumulimin e yndyrës.

“Në sasi të barazvlefshme me 5 ose 6 filxhanë kafe në ditë, rezultatet e studimit tonë ishin në kundërshtim me ato të studimeve të mëparshme mbi efektin mbrojtës të kafesë”, thekson asistent profesor Vance Matthews.

Testet treguan se kur minjve iu dha një dozë e acidit klorogjenik ekuivalente me pesë ose gjashtë gota, ata zhvilluan probleme me funksionin e mëlçisë, gjë që çoi në mbajtje jonormale të yndyrës brenda qelizave.

Në rastin e brejtësve obezë, kjo dozë specifike duket se rrit tolerancën ndaj glukozës dhe rezistencën ndaj insulinës.

“Duket, pra, se efekti pozitiv i kafesë në shëndetin tonë varet nga dozat që konsumojmë”, thekson eksperti./k.k

Të fundit

Kosova votoi, qeveria e Kurtit u testua me pjsmarrje të ulët

Kosova votoi për përbërjen e re të parlamentit dhe qeverisë, por pjesëmarrja ishte më e ulët se pritej. Dy...

Berisha: Rama si Toto Rina ia ka dorëzuar Shqipërinë krimit

Nga Roma, ku zhvilloi një takim me shqiptarët e diasporës, ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama për lidhje...

Horoskopi për ditën e sotme, 10 shkurt 2025

Dashi Sot veprimet tuaja do të ndihmojnë të vendosni bazat për diçka që do t’ju bëjë të dalloheni nga njerëzit që admironi më shumë, prandaj...

Barcelona triumfon në transfertën e Sevillas dhe futet sërish në garën për LaLigën

Barcelona ka mposhtur Seviljan në transfertë me shifrat 4-1. I zakonshmi Lewandowski ishte ai që kaloi në avantazh skuadrën në minutën e 7-të por festa...

Lajme të tjera

Web TV