Rradhiqja, super e lirë ‘bombë’ shëndeti / Ja sëmundjet që kuron

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” , me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, ndalemi në një nga bimët më popullore në Shqipëri, rradhiqja, një bimë e cila ka vlera të shumta shëndetësore ku përdoret rrënja. lulja dhe gjethja. Luleradhiqen e kemi parë si fëmijë kur luanim nëpër lendina, dhe në fakt nuk do të mendonim që kjo bimë e thjeshtë, mund të ishte një nga bimët më shëruese që ekzistojnë. Ndërsa gjethet e rradhiqes janë shumë të shëndetshme veçanërisht kur konsumohen të gjalla ose sa më pak të gatuara.

“Radhiqja është një bimë shumëvjeçare me gjethe të çara dhe me lule të verdhë me diametër deri 4 cm. Lulesa përmban mbi 200 lulëza hermafeodite. Lulet më kurative janë lulet qe mblidhen në periudhën Prill – Maj – Qershor”, thekson Merja në fillim të bisedës.

Përbërësit kimikë të bimës së rradhiqes janë shumë të fuqishëm, bima përmban antioksidantë, flavonoide, acide fenolike, fibra, vitamina dhe minerale. Këta përbërës bëjnë që kjo bimë si rrënjë, lule dhe gjethe të ketë veti antioksidante, mbron qelizat nga dëmtimi, ka veti pastruese dhe detoksifikuese, antiinflamatore dhe mbrojtëse e mëlçisë, rrit imunitetin, përmirëson shëndetin e zorrëve, e shumë të tjera.

Bima e rradhiqes, e cila gjendet kudo në Shqipëri, është një bimë e njohur që nga lashtësia për veprimet e saj kurative. Unë e quaj për fuqinë shëruese që ka, heroina e heshtur dhe të gjitha pjesët e kësaj bime kanë efekte të dobishme”, thekson Merja duke vijuar se ajo këshillohet për të lehtësuar sëmundjet dhe problemet e mëlçisë deri te cirroza hepatike, problemet me tretjen, gurët në veshka, nxit djersitjen, nxit urinimin, kapsllëkun, ul kolesterolin, përdoret për reumatizmën, forcon kockat. Përdorimi si i lules dhe i gjethes rrit imunitetin në organizëm dhe përmirëson shumë mirë funksionin e detoksit duke nxitur mëlçinë që të shkarkojë toksinat dhe duke nxitur veshkën që të largojë helmet përmes urinimit. Gjithashtu lulerradhiqja përdoret në dermatologji, zbut lëkurën e thatë dhe të plakur, zbardh njollat e verdha dhe kafe në lëkurë, heq masat dhjamore mbi kapakët e syve, zvogëlon hemorroidet dhe lythat.

“Falë përbërësve të shumtë kimik bima e rradhiqies ndihmon trupin në luftimin e qelizave kancerogjene në gjoks, pankreas, prostatë, zorrën e trashë, kancerin e mëlçisë, në ezofag, leuçeminë”, thekson biofarmacisti Ylli Merja.

Lexo edhe :  Portokalli, fruti kundër sëmundjeve të zemrës

Përdorimet e bimës së rradhiqes janë të shumta, ndaj Merja tregon mënyrat e përdorimit:

– Çaj me gjethet e rradhiqes: në 1 litër ujë që vlon hedhim 20-25 gr gjethe radhiqe. Pasi kanë marrë valë i lëmë të ftohen 20 minuta, çaji pihet 3×1 gotë para buke

– Çaj me lulet e radhiqes: në 0.5 litër ujë ziejmë 1 minutë lule rradhiqe, e lëmë të ftohet për 15-20 minuta, çaji pihet gjatë ditës

– Çaj me rrënjët e radhiqes: në 1 litër ujë ziejmë 5-10 minuta 10 gr rrënjë rradhiqe, pihen 2-3 gota në ditë nga çaji

– Lëngu i rrënjës së radhiqes së njomë: lajmë dhe grijmë rrënjët e rradhiqes, i shtrydhim dhe i presojmë fort, pihen 2×1 lugë supë në ditë para buke

– Tingturë: hedhim në 100 ml alkool 65% rreth 35 gr rrënjë rradhiqe të grira. E lëmë 10-12 ditë dhe më pas e kullojmë, pihen 3 herë në ditë nga 50-60 pika çdo vakt

– Kafe me rrënjët e radhiqes: zihen të bluara në 50 ml ujë 1 lugë kafe me rrënjë radhiqe të pjekura – ul kolesterolin dhe tensionin

– Gjethet e rradhiqes duke u shtypur pak me dorë lëshojnë një lëng të bardhë si qumësht, i cili duke u vendosur për rreth një javë rresht në hemorroide, lytha apo në masat dhjamore që ndodhen në kapakët e syve, ka aftësi të forta kurative.

Në fund të bisedës Merja përgatiti dhe nje krem natyral për fytyrën e thatë dhe të plakur. Kremi përgatitet duke bërë fillimisht një çaj rradhiqe me 35 ml ujë dhe 3-4 gr gjethe dhe lule rradhiqe. Vendoset në një enë vaj bajame, gjalpë kakao, vaj hudhre 25 ml dhe dyll blete 10 gr dhe ngrohet në 65-70°celsius. Hidhet çaji i radhiqes, shtohet 1-2 gr vitaminë C ose 0.6 gr acid borik dhe 5-6 pika vaj portokalli të egër. Lihet të ftohet dhe me kremin lyhet lëkura e thatë ose ngjyrë kafe 2 herë në ditë.

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV