Mbrëmja e së hënës risolli vëmendjen e sportdashësve amerikanë tek NBA pas finales së madhe të Super Bowl.
Vëmendjen kryesore e mori sigurisht ekipi i Los Angeles Lakers, kjo për faktin se në sfidën ndaj Utah Jazz erdhi më në fund edhe debutimi i shumë pritur me kalifornianët i Luka Doncic. Debutim me fitore i yllit slloven tek Lakers, që mundi 132-113 Utah Jazz, ndeshje ku 7 lojtarë të ekipit kalifornian realizuan mbi 10 pikë. Doncic realizoi vetëm 14 pikë, dhuroi 4 asist dhe 5 rebounde në tabelë, megjithatë menjëherë arriti të rrëmbejë zemrat e publikut vendas. Ndërkohë diferencën e bëri sërish LeBron James, falë 24 pikëve të shënuara./ D.C