Akrepat që të numërojnë ditët! Ora e “vdekjes” nga Inteligjenca Artificiale bën “kërdinë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një “ore vdekjeje” e prodhuar nga Inteligjenca Artificiale ka rrëmbyer interesin e një numri të madh njerëzish. Kjo orë pretendon se mund të parashikojë mënyrën se si do të vdisni apo dhe orën se kur do të ndërroni jetë.

Inteligjencës Artificiale duke analizuar moshën, peshën, seksin, zakonet e pirjes së duhanit, indeksin e masës trupore, fitnesin dhe vendin e banimit është e aftë që të parashikojë orën, minutat e sekondat e datës së supozuar se kur do të ndërroni jetë.

Ç’është e vërteta kjo orë inteligjente nuk mund të dalë kurrë në përfundime të sakta se kur do të jetë ekzakt dita, ora apo minutat tuaja të fundit. Në bazë të zakoneve tuaj të jetës dhe të dhënave personale ajo thjesht jep një panoramë të jetëgjatësisë tuaj. Tregon se si vetë njeriu ka në dorë që të shtojë apo të heqë nga rutina e tij disa elemente që i ndikojnë në jetëgjatësi apo i sjellin vdekje të parakohshme.

Sipas faqes se statistikave te faqes se internetit , janë kryer mbi 63.8 milionë “teste vdekjeje”, ku mbi 64% e këtyre testeve janë nga përdoruesit meshkuj.

Faqja ofron gjithashtu këshilla të arsyeshme për të jetuar më gjatë se parashikimet e propozuara. Gjithashtu këshillon përdoruesit të mbajnë një peshë të shëndetshme, të ushtrohen për të paktën 30 minuta çdo ditë, të shmangin duhanin, të kenë një dietë të ekuilibruar, të kufizojnë marrjen e alkoolit, të përpiqen të bëjnë gjumë cilësor, të ndjekin kontrolle të rregullta mjekësore, të praktikojnë teknika të menaxhimit të stresit, të mbajnë lidhjet sociale dhe të mbajnë mendjen aktive./e.t

Të fundit

Nga Kuko tek Nikolla, 5 emrat e grave që pritet të jenë në listat e mbyllura të PS

Ndërsa pritet dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë, mediat informative kanë zbuluar disa emra nga kampi socialist që...

Për mustaqet e Kujtimit!

Nga Ylli Pata Si Jenisheri, ashtu si Gjuzi, janë personazhe margjinalë të opozitës, dhe vetë doktori nuk i ka afruar dikur aq shumë sa sot....

Parashikimi i motit/ Reshje shiu, rrebeshe dhe erë e fortë në disa zona të vendit

Orët e para të mëngjesit e kanë gjetur vendin të përfshirë nga një sistem i dendur vranësirash, i cili po sjell reshje shiu fillimisht në...

11 Mars 2004: Terrori në Madrid, 10 bomba shkatërruan 4 trena me njerëz

Nga Leonard Veizi   Pamjet ishin të tmerrshme. Gjak ngado, trupa të coptuar dhe këpucë e copa veshjesh të hedhura mbi shina e në platformë. Dhe...

Trump na dha një pjesë të mendjes së tij

Nga Gail Collins & Bret Stephens   Bret Stephens: Hola, Gail. ¿Qué opinas sobre la insistencia de Donald Trump en que el inglés sea nuestro idioma...

Lajme të tjera

Web TV