Të gjithë anëtarë aktivë të Cosa Nostra në Palermo! Arrestohen 183 mafiozë në Siçili

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një megaoperacion i policisë italiane çoi në pranga 183 anëtarë të organizatës mafioze Cosa Nostra, aktive në Palermo.

Ata akuzohen për krijimin e një organizate mafioze, për vrasje të mbetura në tentativë, zhvatje me metoda mafioze, trafik droge, krime që përfshijnë armëmbajtje pa leje, krime kundër pronës, kundër personit dhe lojëra të paligjshme të fatit.

Në pranga kanë rënë nga bosët e mëdhenj deri të ushtarët e thjeshtë, ndërsa një operacion i tillë kundër mafias në Itali nuk ndodhte që prej vitit 1984.

Hetimi, i kryer nga karabinierët dhe i koordinuar nga prokurori Maurizio de Lucia tregon historitë e biznesit të klaneve mafioze që e kanë zanafillën te paratë e drogës, të cilat janë kthyer në qendër të agjendës së Cosa Nostra-s, teksa thurin aleanca gjithnjë e më të ngushta me ‘Ndranghetën’. Ky hetim tregoi se si bosët e mafias arrijnë të menaxhojnë punët e tyre jashtë, madje edhe të porosisin krime të tjera.

E gjitha thonë hetuesit falë pajisjeve shumë të sofistikuara. Falë celularëve, kumbarët e mafias zhvillonin on line mbledhjet me mafiozët e tjerë dhe flisnin pa u shqetësuar për bizneset e tyre. Pikërisht përgjimi i bisedës së dy të burgosurve, çoi në zbulimin e emrave të anëtarëve të tjerë të organizatës.

Mafia duhet mposhtur me vendosmëri dhe pa asnjë kompromis” dhe ky operacion tregon se shteti është në këmbë, tha kryeministrja Giorgia Meloni./k.k

Të fundit

Basha reagon me ironi ndaj sulmit të Berishës: Doktor pazari s’di në cilin vit jemi

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar me ironi ndaj akuzave të Sali Berishës që lëshoi në...

Rama ndan pamjet: Pediatria e specialiteteve në QSUT hap dyert për pak ditë

Pediatria e Specialiteteve në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, hap dyert për pak ditë. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë pamje...

Ndarja nga jeta e Shaban Muratit/ Begaj: Dhimbje për mikun tim, la pas vepra të rralla

Ndarja nga jeta e diplomatit Shaban Murati në moshën 79-vjeçare ka tronditur jo vetëm familjarë, të njohur dhe miq të tij, por edhe drejtues...

Që do të ndodhë një gjë e madhe, do të ndodhë. Është llaf i sigurt!

Nga Mentor Kikia Së shpejti do të ketë arrestime të bujshme! Nga të gjithë analistët, që janë bërë të tillë pa shkelur një ditë në rrugën...

Dëbora mbulon Shkodrën, disa fshatra pa energji elektrike

Në qarkun e Shkodrës kanë nisur reshjet e dëborës. Edhe pse reshjet e dëborës kanë qenë të dendura, qarkullimi në akset rrugore Hani i...

Lajme të tjera

Web TV