“Travel Awaits”: Shqipëria mes vendeve më të mira për një arratisje unike evropiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ballkani përfshin disa vende në rajonin juglindor të Evropës. Nga këto vende, ju ndoshta keni vizituar shtetin më të njohur: Greqinë, shkruan Tay Belgeri në një artikull të botuar në revistën amerikane “Travel Awaits”.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Kroacinë, e cila u bashkua me Bashkimin Evropian në 2013 – dhe që atëherë është bërë një nga destinacionet bregdetare më luksoze të Evropës.

Po për vendet e tjera të Ballkanit? E kam fjalën për Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, dhe Serbinë. Ato janë padyshim nën radarin tim, dhe jo vetëm si destinacione verore. Këto vende, gjithashtu po vënë në dispozicion infrastrukturën turistike përgjatë vijës së tyre bregdetare.

Nëse e vizitoni për herë të parë Ballkanin, ky rajon njihet për bukurinë, ushqimin e shijshëm, kulturën mikpritëse (mikpritja është shumë e rëndësishme në kulturën ballkanike) dhe brigjet absolutisht të mrekullueshme.

Ndërsa pikat e nxehta të Mesdheut si Italia, Greqia dhe Kroacia po bëhen gjithnjë e më të mbipopulluara dhe të kushtueshme – plazhet e Ballkanit ofrojnë një arratisje ndryshe nga pushimet tuaja të zakonshme. Le të përqendrohemi në vendet me vijë bregdetare.

Tani për tani po e përjashtoj Kroacinë; ndoshta keni dëgjuar mjaftueshëm për vijën e saj bregdetare gjatë dekadës së fundit. Tre vendet ballkanike që ju rekomandojmë për një arratisje unike evropiane janë: Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina.

 Shqipëria

E njohur për çmimet e saj të përballueshme, historinë e lashtë dhe brigjet e thyera e të egra, është e vështirë të mos tërhiqesh nga Shqipëria.

Ne ju sugjerojmë të vizitoni këto plazhe:

Gjiri i Gramës: Ky gji i famshëm është i arritshëm vetëm me varkë, i cili ju strehon në një liman në zemër të Rivierës Shqiptare.

Lexo edhe :  Rexhep Qosja voton dhe jep një mesazh: Demokracia ndërtohet me kurajo

Vetëm sigurohuni që të planifikoni transportin për në dhe nga Gjiri i Gramës paraprakisht – pasi do t’ju duhet një jetë me varkë.

Saranda: Së bashku me një shtrirje të pacënuar bregdetare – ky qytet përfshin gjithashtu aktivitete si turne në kala, rrugët me kalldrëm dhe turne në vende ku ka kafshë të egra.

Dhërmi: Zhytuni në mrekullitë e detit Jon ndërsa rrini në rërën e artë të plazhit të Dhërmiut.

Kujdes: Gjatë pikut të sezonit, kjo zonë bregdetare është më e populluar me turistë – por kjo mund të jetë një plus nëse ju pëlqen jeta e gjallë e natës dhe shumë #vibes./kb

Të fundit

Shtrohet me urgjencë në spital Papa Françesku

Paraditen e sotme, pas përfundimit të audiencave, Papa Françesku u shtrua në Poliklinikën Agostino Gemelli për disa ekzaminime të...

Basha reagon me ironi ndaj sulmit të Berishës: Doktor pazari s’di në cilin vit jemi

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar me ironi ndaj akuzave të Sali Berishës që lëshoi në emisionin “Opinion”. Basha ka zgjedhur të...

Rama ndan pamjet: Pediatria e specialiteteve në QSUT hap dyert për pak ditë

Pediatria e Specialiteteve në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, hap dyert për pak ditë. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë pamje...

Ndarja nga jeta e Shaban Muratit/ Begaj: Dhimbje për mikun tim, la pas vepra të rralla

Ndarja nga jeta e diplomatit Shaban Murati në moshën 79-vjeçare ka tronditur jo vetëm familjarë, të njohur dhe miq të tij, por edhe drejtues...

Që do të ndodhë një gjë e madhe, do të ndodhë. Është llaf i sigurt!

Nga Mentor Kikia Së shpejti do të ketë arrestime të bujshme! Nga të gjithë analistët, që janë bërë të tillë pa shkelur një ditë në rrugën...

Lajme të tjera

Web TV