Vizita në Bashkinë e Tiranës, Rama ndalohet nga qytetari pasi del nga godina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas përfundimit të vizitës në bashkinë e Tiranës, kryeministri Edi Rama është ndaluar nga një qytetar i cili ndodhej afër godinës.

Ai i ka shprehur kreut të qeverisë problemet që ka me çështjen e hipotekës dhe Rama ka ndaluar të bisedojë me të.

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në ambientet e bashkisë së Tiranës ku ka qëndruar atje rreth 30 minuta dhe më pas është larguar.

Mësohet se ai ka takuar nënkryetarët e bashkisë.

Kjo “vizitë” e tij në bashkinë e kryeqytetit vjen pas arrestimit të drejtuesit të saj, Erion Veliaj. Ai u shoqërua ditën e djeshme nga agjentët e BKH-së, në zbatim të masës “arrest me burg” të lëshuar nga GJKKO. Kryebashkiaku akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ndërkohë, është caktuar masa e sigurimit “arrest në shtëpi” edhe për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Kujtojmë se Rama reagoi mëngjesin e kësaj të Marte për arrestimin, duke theksuar se pavarësisht se respekton institucionet e drejtësisë, “Tirana me 1001 punë u la pa kryetar”. Sipas tij, nuk është kryer një proces i mirëfilltë gjyqësor dhe se duhet pritur që të vërtetohen akuzat ndaj Veliajt./    S,M

Të fundit

Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj

Juristi Kreshnik Spahiu, mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’, në Report Tv me Marsela Karapanxho ka komentuar sondazhin ekskluziv...

Spiropali vendos për seancën e fundit para zgjedhjeve, rendi i saj dhe kur do mbahet

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali vendosi që seanca e fundit e Parlamentit para zgjedhjeve të 11 majit të jetë të hënën e 17 marsit...

Nga vera në dimër! Rrebeshe dhe dëborë, si do të ndryshojë moti 5 ditët e ardhshme?

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Lista e hapur është PD-ja e vërtetë

Nga Ben Andoni Primaret që u mbështetën nga të gjithë zërat qoftë afër, pranë por edhe më të paangazhuarit e PD-së treguan se ishin një...

Festimet për Ditën e Verës, kreu i PD, Berisha vizitë sot në Elbasan

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, viziton sot Elbasanin me rastin e Ditës së Verës. Në ora 10:00, Kryetari i PD pritet...

Lajme të tjera

Web TV