Shoqata për Autonominë Vendore: Ndalimi i Veliajt cenon autonominë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoqata për Autonominë Vendore ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, duke thënë se shpreh shqetësimin e saj lidhur me ndalimin e ushtrimit të detyrës për Veliajn pas një akuzë dhe vendim të formës së prerë nga gjykata.

Në një deklaratë publike, Shoqata thekson se ka qenë gjithmonë në mbështetje të zbatimit të ligjit dhe se bashkitë kanë bashkëpunuar me organet e drejtësisë. Megjithatë, konsideron të papranueshme që një i zgjedhur vendor të ndalohet në detyrën e tij pa u gjetur në kushtet e flagrancës apo pa një vendim përfundimtar gjyqësor.

Shoqata ngre shqetësimin për klimën e krijuar në institucionet e qeverisjes vendore, duke theksuar se raportimet e kryetarëve të bashkive në mbledhjet e saj tregojnë për një qasje të pabalancuar dhe shpeshherë intimiduese nga ana e zyrtarëve të SPAK. Sipas saj, kjo situatë cenon bashkëpunimin institucional dhe krijon një mjedis të pasigurt për funksionimin e pushtetit vendor.

“Shoqata për Autonominë Vendore shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me ndalimin e ushtrimit të detyrës për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, pa një akuzë dhe vendim gjykate të formës së prerë.

Ne kemi qenë gjithmonë për respektimin dhe zbatimin e ligjit dhe të gjitha bashkitë kanë bashkëpunuar në çdo rast të referuar përpara organeve të drejtësisë. Megjithatë, konsiderojmë të papranueshme që një i zgjedhur vendor të ndalohet në ushtrimin e detyrës së tij, pa u gjetur në kushtet e flagrancës apo pa një vendim përfundimtar gjyqësor.

Gjithashtu, shprehim shqetësimin për klimën e krijuar në institucionet e qeverisjes vendore, ku nga raportimet e vazhdueshme të kryetarëve të bashkive në mbledhjet tona, konstatohet një qasje e pabalancuar dhe shpeshherë intimiduese nga ana e zyrtarëve të SPAK ndaj përfaqësuesve të pushtetit vendor. Kjo situatë krijon një mjedis të pasigurt dhe cenon parimin e bashkëpunimit mes institucioneve.

Lexo edhe :  Basha “fqinji” më i ri i SPAK, kunati dhe bashkëshortja hapin zyra te dera e Prokurorisë

Kjo qasje jo vetëm që pengon zhvillimin normal të punës në institucionet vendore, të cilat ofrojnë përditë shërbime thelbësore për miliona qytetarë, por gjithashtu krijon një precedent të rrezikshëm. Është e papranueshme që për çdo hetim të merren masa paraprake që kufizojnë lirinë e një të zgjedhuri vendor, pa pasur një akuzë të qartë dhe një vendim gjyqësor që e justifikon këtë veprim.

Shoqata për Autonominë Vendore apelon për respektimin e parimeve kushtetuese dhe të shtetit të së drejtës, si dhe garantimin e një mjedisi të drejtë dhe të paanshëm për funksionimin e pushtetit vendor”, thuhet në deklaratë.

Shoqata për Autonominë Vendore apelon për respektimin e parimeve kushtetuese dhe të shtetit të së drejtës, duke kërkuar garantimin e një mjedisi të drejtë dhe të paanshëm për pushtetin vendor./    S,M

Të fundit

Rijetëzimi i sheshit “Nënë Tereza”/ Rama: Sheshit i shtohet edhe parkimi nëntokësor

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me projektin inovativ që synon të sjellë një instalim të lëvizshëm, miqësor me...

Këto janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çajit të mentes

Çaji me mente nuk njihet vetëm për vetitë e tij qetësuese por edhe për një sërë vlerash për organizmin tuaj. Ai është një burim ushqyesish...

Palestinezët në Shqipëri? Ja si përgjigjet Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha do të merrte në konsideratë dërgimin e palestinezëve edhe në Shqipëri. Në një konferencë për mediat...

Seanca për Veliajn, dy prokurorët saktësojnë se nuk rezulton i dënuar

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të njihet sot me masën e sigurisë, i arrestuar me urdhër të SPAK. Seanca nisi në 09:00, po...

Cilat janë fjalëkalimet më të sigurta?

123456, qwerty, 00000... duket e pabesueshme, por gjithsesi këto janë fjalëkalimet më të njohura në Itali (dhe në pjesën tjetër të botës), edhe pse deshifrimi i...

Lajme të tjera

Web TV