Jul Deda: “BBV është si ushtri, të mbetet në mendje gjithë jetën”!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Lei Kraja ka qenë Jul Deda, aktor dhe momentalisht moderator i emisionit “Fiks Fare” në Top Channel. Ai gjithashtu ka qenë finalist i edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, ndaj tematika e pjesës më të madhe të kësaj interviste ishte pikërisht analiza e këtij formati.

Madje në shumë postime në rrjetet e tij sociale, ai zgjedh të komentojë situatat e zhvilluara brenda mureve. Si është “Big Brother” për të?

Ti e mban mend që ushtritë dikur bëheshin nga 3 vjet dhe qante i gjithë fisi. Ky djali që shkonte ushtar 3 vjet nga Shkodra në Karavasta, ai gjithë jetën e mbante mend këtë ushtrinë sepse ishin 3 vjet që ishte i izoluar, mezi vinte të shikonte shtëpinë e kështu me radhë. Madje bënin edhe tatuazhe. Big Brother është një lloj i tillë. Është 4 muaj e gjysëm eksperiencë e paharrueshme në jetë. Nuk e di si ta shpjegoj se duhet ta provoni, por që të mbetet në mendje gjithë jetën. Tani e rëndësishme është të dalësh si fillim, por tani e shikoj ndryshe. E para pashë shtëpinë.

Lidhur me këtë të fundit, si kanë qenë ndryshimet e shtëpisë për të këtë vit krahasuar me BBV3 dhe cila ka qenë më e bukura?

Kur kam qenë unë normal. Unë mendoj se shtëpia është e shkëlqyer. Problemi i vetëm është vetëm ambienti i pjesës së dusheve. Vjet ka qenë më i madh dhe më i përdorshëm. Këtë vit e përdorin më pak nga banorët që janë aty. Por mos të harrojmë diçka. Sivjet ka më pak banorë. 30 e ca ditë ne kemi qenë 24 veta, këta janë 12 tani./TAR /    S,M

Të fundit

“Kush je ti që u thua demokratëve budallenj?” Plas sherri mes Bardhit dhe Ulsi Manjës

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi është përplasur ashpër me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja këtë të...

iPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?

Një telefon i palosshëm nga Apple është diçka që ka entuziazmuar entuziastët e teknologjisë për vite dhe tani thuhet se është gati të bëjë...

Mjekët japin alarmin: Paracetamoli, sfida e re e rrezikshme në Tik-Tok!

Në platformën TitTok paraqitet një sfidë e rrezikshme që targeton të rinjtë që sfidojnë njëri-tjetrin për të marrë doza të larta të paracetamolit qetësues...

Ajo që po vjen është edhe më e rëndë, priten gjëma

Nga Artan Fuga Tranzicioni u mbyll… me… dështim Disa parime në shkencat politike që analistët e mediave nuk po i kuptojnë dot. 1. Nuk janë arrestimet...

“Rama ka fshirë fotot″/ Evi Kokalari shpërthen ndaj Berishës: S’ka amerikan që ju shpëton

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës se kryeministri Edi Rama ka fshirë çdo foto me Alex Soros, djalin e...

Lajme të tjera

Web TV