Meloni kërkon rishikimin e “modelit të Shqipërisë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Planet e dëbimit të kryeministres italiane Giorgia Meloni nuk funksionojnë: kampet italiane në Shqipëri janë bosh. Roma tani po shqyrton përdorimin e tyre në një mënyrë tjetër nga ajo që ishte planifikuar më parë.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka kërkuar rishikimin e “modelit të saj të Shqipërisë” për dëbimin e shpejtë të refugjatëve pas disa humbjeve në gjykata. Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi konfirmoi në parlament informacionet se emigrantët, kërkesat për azil të cilëve tashmë janë refuzuar në tokën italiane, mund të akomodohen në të ardhmen në kampet shqiptare.

Aktualisht edhe kampi i Shëngjinit dhe ai i Gjadërit janë bosh. Që nga hapja e tyre në vjeshtë, janë mbajtur atje vetëm për disa ditë meshkuj të ndaluar në det nga roja bregdetare italiane, kur ata po përpiqeshin të kalonin Mesdheun.

Planet janë ndërprerë tashmë tre herë nga gjykatat

Në fakt, në Shqipëri, e cila nuk është anëtare e BE-së, zyrtarët italianë duhet të vendosin shpejt për kërkesat për azil dhe më pas t’i dëbojnë aplikuesit. Megjithatë, modeli nuk ka funksionuar deri tani.

Ndërkohë në Itali ka një mosmarrëveshje të fortë mes qeverisë dhe drejtësisë. Në thelb, konflikti ka të bëjë me çështjen se kush mund të përcaktojë nëse një shtet tjetër është një vend i sigurt origjine. Për kampet, qeveria italiane lejon vetëm zgjedhjen e burrave të rritur që, sipas saj, vijnë nga vende të sigurta të origjinës. Gratë dhe fëmijët nuk dërgohen atje.

Drejtësia në Romë i ka bllokuar planet e qeverisë tre herë që nga tetori. Si pasojë, 66 personat, që u mbajtën të ndaluar në Shqipëri u desh të transferohen në Itali. Më 25 shkurt, Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJED) do të merret me këtë model për herë të parë. Ende nuk ka një datë për vendimin.

Lexo edhe :  Trump i cakton një detyrë të re Richard Grenell-it

Tani Piantedosi ka konfirmuar për herë të parë në Dhomën e Deputetëve se qeveria po punon për “zgjidhje për tejkalimin e pengesave të dala deri tani”. Në kampe ekziston mundësia edhe për “arrest para dëbimit”. Megjithatë, në Shqipëri ka rezistencë ndaj ideve të tilla.

Kostot mbi 650 milionë euro

Kostot e ndërtimit dhe funksionimit të kampeve vlerësohen në më shumë se 650 milionë euro. Në parim në kampe ka vend për më shumë se 1200 emigrantë. Italia është i vetmi vend i Bashkimit Evropian që operon kampe të tilla jashtë BE-së. Megjithatë, qeveritë e tjera evropiane po i vëzhgojnë nga afër planet.

Italia është një nga vendet më të prekura nga lëvizja migratore në të gjithë Mesdheun. Vitin e kaluar, u regjistruan rreth 66.500 të ardhur të rinj, më pak se gjysma e numrit të pritur në 2023. Në udhëtimin e rrezikshëm herë pas here vdesin njerëz./DW/       S,M

Të fundit

Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka treguar për tentativat për ta vrarë atë në fillim të pushtimit rus të...

Përhapja e meningjitit bakterial, prindërit refuzojnë të dërgojnë fëmijët në shkollë

Prindërit e nxënësve të shkollave “Eftali Koci” dhe “Kushtrimi i Lirisë” kanë shprehur shqetësim të thellë për rrezikun e përhapjes së meningitit bakterial. Gazetarja Klodiana...

Berisha tregon prapaskenat: Ja pse u dërgua Erion Veliaj në Durrës

Kreu i PD-së, Sali Berisha teksa hynte në Parlament ka treguar arsyet, që sipas tij Erion Veliaj u transferua në paraburgimin në Durrës. Në një...

Gogu në Kuvend: Jeni familja e dhunës, doni të prishni seancën për primaret

Në një seancë të tensionuar në Kuvend, deputeti socialist Toni Gogu iu përgjigj akuzave të deputetit demokrat Gazment Bardhi, duke përdorur fjalë të ashpra. Gogu...

Surpriza, propozime apo ndarje? Meri Gjini zbulon si do t’iu gjejë ky Shën Valentin

Sot jemi në ndikim të drejtpërdrejtë të Hënës së Plotë. Sa më shumë i afrohemi fundjavës aq më të lehtësuar do jemi. Disi gjejmë...

Lajme të tjera

Web TV