Deputetët Erion Braçe dhe Dhurata Çupi janë përplasur me njëri-tjetrin që në nisje të seancës së sotme plenare.
Braçe mori fjalën për të folur për procedurë gjë që solli debat mes tij dhe Çupit.
“Për rendin e ditës po flas, s’kam dalë të flas për qiellin pavarësisht se mërzitet kjo zonja në krahun tim se është e vështirë shumë. Merr lexo ndonjë gjë, se ke një jetë s’ke lexuar gjë”, iu drejtua Braçe deputetes Çupi./ S,M