Po, tani nis “lufta”, politika kundër SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmet ndaj SPAK-ut kanë hyrë në një fazë të re, ku politika po e sfidon hapur Prokurorinë e Posaçme. Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta, ndonëse kundërshtarë të betuar, tashmë ndajnë një qëndrim të përbashkët: kritikat dhe akuzat ndaj këtij institucioni. Dikur mbështetës i SPAK-ut, Kryeministri tani e krahason atë me hetuesinë e diktaturës, ndërsa Berisha dhe Meta vijojnë sulmet e tyre të hapura.

 

Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë bashkuar në një pikë: kritikat e ashpra ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Në emër të “kritikave konstruktive”, sulmi ndaj kësaj strukture tashmë ka marrë një formë të hapur politike, duke krijuar një situatë të pazakontë ku ekzekutivi dhe opozita duken në të njëjtën anë të barrikadës.

 

Rama ndryshon kursin: Nga mbështetja te akuzat

Një vit më parë, Kryeministri Edi Rama deklaronte mbështetjen e tij për SPAK-un, duke theksuar se kjo strukturë ishte krijuar falë vullnetit të Partisë Socialiste dhe duhej të vepronte pa asnjë kompromis ndaj korrupsionit. Në mars të vitit 2024, ai theksonte se çdo zyrtar i korruptuar duhet të dalë para drejtësisë dhe se askush nuk është i paprekshëm. “Ne do të mbështesim SPAK-un me çdo çmim,” deklaronte ai në atë kohë, ndërsa theksonte se “figura të larta politike të lidhura me pushtetin, ose jo, duhet të përballen me drejtësinë.”  Por me arrestimin e Erion Veliajt, qëndrimi i tij ndryshoi rrënjësisht. Para grupit parlamentar socialist, Rama bëri një sulm të hapur ndaj SPAK-ut, duke e krahasuar me Hetuesinë e diktaturës komuniste. Ai e cilësoi arrestimin e Veliajt si të padrejtë dhe argumentoi se dosja e prokurorisë nuk përmban prova. Madje, ka nisur të mbledhë dëshmi nga persona të përfshirë në çështje, duke sugjeruar se SPAK po ndikon dëshmitarët.

Duke ndjekur të njëjtën linjë mbrojtjeje si Veliaj nga qelia, Kryeministri sulmoi edhe prokurorin që firmosi arrestimin, duke e cilësuar si të lidhur me opozitën. Ai madje përdori një mesazh nga një qytetar për të forcuar argumentin e tij, një manovër e ngjashme me ato të Sali Berishës në të shkuarën.  Por më e rëndësishmja, Rama paralajmëroi se SPAK nuk duhet të kalojë “vijën e kuqe”, duke nënkuptuar se hetimet nuk duhet të shkojnë më thellë. Kjo përplasje e hapur me Prokurorinë e Posaçme tregon një ndryshim të madh në strategjinë e tij politike dhe një lëkundje të prioriteteve të qeverisë, e cila më parë pretendonte se kishte si qëllim kryesor anëtarësimin në BE.

 

Berisha dhe Meta, në të njëjtin front

Ndërkohë, në anën tjetër të spektrit politik, Sali Berisha dhe Ilir Meta vijojnë sulmet e tyre ndaj SPAK-ut. Berisha ka qenë një kritik i kahershëm i kësaj strukture, duke e akuzuar se është një vegël e Edi Ramës dhe se po përdoret për eliminimin politik të kundërshtarëve të tij.  Por realiteti ka treguar se SPAK ka goditur më shumë socialistët sesa demokratët, një fakt që ka sjellë edhe ndryshimin e qasjes së Kryeministrit ndaj prokurorisë speciale. Ndërkohë që Berisha e akuzonte SPAK-un si të kontrolluar nga Rama, ky i fundit tashmë e cilëson si një institucion që po vepron me balanca politike. Kjo situatë ka nxitur dyshime se mes dy liderëve politikë mund të ketë një “duet të shtirur”, një lloj përballjeje të inskenuar për të ruajtur status quo-në dhe për të mbajtur të rinjtë jashtë skenës politike.  Nga ana tjetër, Ilir Meta, tashmë nën hetim nga SPAK, ka zgjedhur një rrugë më të ashpër. Sulmet e tij ndaj kreut të prokurorisë, Altin Dumani, kanë qenë të drejtpërdrejta dhe të vazhdueshme. Meta e ka akuzuar Dumanin si të njëanshëm dhe ka sugjeruar se hetimet ndaj tij janë të motivuara politikisht.

Lexo edhe :  Rikthehen fjalimet/Çfarë pritet të ndodhë sot në protestën e opozitës para Kryeministrisë

 

Pse kjo përplasje tani?

Ndryshe nga pritshmëritë fillestare, SPAK nuk është kthyer në një instrument të kontrolluar nga qeveria, por ka treguar një pavarësi që ka shqetësuar si mazhorancën, ashtu edhe opozitën. Ky fakt ka bërë që politika të ndryshojë strategji dhe të dalë hapur kundër kësaj strukture.  Rama ka përdorur edhe argumentin e fondeve dhe të mandatit të drejtuesve të SPAK për të ushtruar presion ndaj tyre. Ai nuk ka pranuar të miratojë kërkesat për shtim mandatesh dhe burimesh financiare, ndërsa ka ngritur një komision që synon të vendosë SPAK-un nën kontroll politik. Kjo tregon se sulmet e tij nuk janë vetëm verbale, por edhe institucionale.  Nga ana tjetër, Berisha dhe Meta vazhdojnë të akuzojnë prokurorinë speciale për llogari politike, duke e cilësuar si një instrument të përdorur për qëllime selektive.  Lufta e hapur e politikës kundër SPAK-ut tregon se kjo strukturë është kthyer në një kërcënim serioz për establishmentin. Përplasja e Ramës me drejtësinë tregon se edhe ai, një lider i njohur për pragmatizmin e tij politik, po përballet me sfidën më të madhe të karrierës së tij.  Nëse SPAK vijon punën e tij me të njëjtin intensitet, kjo përplasje do të thellohet edhe më shumë, duke krijuar një situatë të paparashikueshme në skenën politike shqiptare. Tashmë, pyetja që shtrohet është: A do të arrijë politika të mposhtë drejtësinë, apo kjo do të jetë hera e parë që një institucion i pavarur do të sfidojë realisht të paprekshmit e pushtetit?

Të fundit

Alarm i ‘kuq’/ Paralajmërohen stuhi, vendi përgatitet për përmbytje

Autoritetet në Kaliforni kanë lëshuar një paralajmërim për një lumë atmosferik që kërcënon të sjellë reshje të dendura shiu,...

“Kryeministri s’është mirë nga mendtë e kokës”/ Spiropali ‘kërcënon’ Dogjanin: Mos guxoni

Një debat i ashpër u zhvillua në parlament mes kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali dhe deputetit të PD-së Asllan Dogjani. Dogjani u ndal tek ngjarja...

“Merr lexo ndonjë gjë”/ Debate Braçe-Çupi në nisje të seancës

Deputetët Erion Braçe dhe Dhurata Çupi janë përplasur me njëri-tjetrin që në nisje të seancës së sotme plenare. Braçe mori fjalën për të folur për...

SPAK kërkon 3 vite burg për ish- kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

SPAK ka kërkuar 3 vite burg për ish kryetarin e bashkisë Himarë, Jorgo Goro. SPAK: Goro te deklarohet fajtor per shperdorim detyre dhe refuzim per...

Ardit Gjebrea mbështet Veliajn:Askush nuk mund të thotë se Tirana është njësoj si më parë

Pas ngjarjeve të fundit që lidhen me arrestimin e Erion Veliajt, prezantuesi i njohur Ardit Gjebrea ka dalë publikisht në mbështetje të tij. Në...

Lajme të tjera

Web TV