BE: SHBA po nis përplasjen. Ironia e Scholz: Mbrojmë demokracinë nga armiqtë e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Europa iu është përgjigjur deklaratave të zevendespresidentit amerikan JD Vance se demokracia dhe vlerat themelore te kontinentit janë në rrezik.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se nuk eshte e drejte qe te tjerët t’i tregojnë Europes çfarë te beje dhe veçanërisht kur janë vende aleate.

“Demokracitë e sotme në Gjermani dhe Evropë bazohen në vetëdijen historike se demokracitë mund të shkatërrohen nga antidemokratët radikalë. Dhe kjo është arsyeja pse ne kemi krijuar institucione që sigurojnë që demokracitë tona mund të mbrojnë veten kundër armiqve të tyre dhe rregulla që nuk kufizojnë lirinë tonë, por e mbrojnë atë”.

Reagimi më i fortë erdhi mga ministri gjerman i ekonomisë dhe kandidati i të Gjelbërve për kancelar.

Robert Habeck i beri te qarte Vance se çështjet e Europes, nuk i takojnë atij per t’u komentuar.

Ajo që bëri J. D. Vance nuk ishte punë e tij. Kjo duhet thënë qartë. Kujdesuni përpunet tuaja, ka mjaft për të bërë në SHBA…mos ndërhyni

Habeck gjithashtu akuzoi nënpresidentin amerikan se me retoriken e tij identifikohet me liderët autoritare.

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas tha se fjalimi i JD Vance ne Mynih la përshtypjen se Shtete e Bashkuara po përpiqen te fillojnë nje përplasje me Europen.

“Duke dëgjuar atë fjalim mendon se ata po përpiqen te fillojnë nje përplasje me Europen dhe ne nuk duam qe te kemi mosmarrëveshje me miqte tanë”.

Kallas shtoi se aleatët duhet të fokusohen në kërcënime më të mëdha si agresioni rus ndaj Ukrainës.

Ministri gjerman i mbrojtjes Boris Pistorius kritkoi gjithashtu Vance dhe tha se ishte pikërisht ai qe vuri ne pikëpyetje demokracinë gjermane dhe eueopiane.

Lexo edhe :  Dy tërmete të forta me magnitudë 5 dhe 4.9 në Amorgos brenda pothuajse 1 ore

Kryeministri rumun Marsel Ciolacu iu përgjigj numrit dy te shtepise se bardhe, qe e quajti gabim anulimin e zgjedhjeve presidenciale.

Ai tha se vendi i tij mbetet një mbrojtës i vlerave demokratike që ndan Evropa me SHBA dhe theksoi përkushtimin e autoriteteve rumune per garantimin e zgjedhjeve te lira./k.k

Të fundit

Gjermania voton të dielën/ Kush janë 4 kandidatët për kancelar

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë lideri i ardhshëm i Gjermanisë në zgjedhjet e së dielës. Kancelarët e...

Rriten monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 19 shkurt 2025

Sot, më datë 19 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet me 99.5 lekë. Dollari amerikan blihet me 94.3 lekë...

Ulen temperaturat/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ketë kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme me mbizotërim të motit të kthjellët, por të ftohtë sidomos në...

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me energji. Por më pas, ora...

Lajme të tjera

Web TV