Festa u kthye në tragjedi/Kush ishte studentja që humbi jetën nga aksidenti në Librazhd

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd, ku një çift nga Mamurrasi është përfshirë në një përplasje me një kamion me targa nga Shkupi. Megi Xhetani, një studente 20-vjeçare e Universitetit të Tiranës, humbi jetën pas përplasjes, ndërsa i fejuari i saj, Zef Sinani, 34 vjeç, u plagos rëndë.

Çifti kishte shkuar për të festuar Shën Valentinin në Pogradec dhe po ktheheshin për në shtëpi kur ndodhi aksidenti fatal. SIpas burimeve ata ishin fejuar tre muaj më parë dhe kishin kaluar ditën e djeshme së bashku në Pogradec.

Aksidenti ka ndodhur gjatë kthimit të tyre për në Mamurras. Sipas hetimit paraprak, policia ka konfirmuar se shkaku i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të automjetit, i cili ishte përplasur me kamionin që po lëvizte në sens të kundërt. Makina ka pësuar dëme të rënda, ndërsa trupi i pajetë i Megi Xhetanit u transportua në morgun e Elbasanit.

I fejuari i saj, Zef Sinani, ka marrë dëmtime të shumta dhe është dërguar fillimisht në spitalin e Librazhdit, pastaj në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe më vonë në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së tij të rëndë./kb

Të fundit

Evropa “e vogël” në epokën e neo-perandorëve

Shumë pranë hotelit luksoz Bayerischer Hof, i cili ka pritur Konferencën e Sigurisë së Mynihut që nga koha e...

Si do të rriten të ardhurat dhe sa mirë do të qëndrojë ekonomia?

Rritjet e mëdha të qirave, energjisë, ushqimit dhe shërbimeve po shtrydhin të ardhurat reale, duke rezultuar vetëm në përmirësime margjinale në standardet e jetesës. Stafi...

Avokati: Berisha pagoi 50 milionë dollarë LaCivita, SPAK të hetojë pagesën e majme

Avokati Idajet Beqiri thotë se kryedemokrati Sali Berisha e ka paguar 50 milionë dollarë Chris LaCivita, për fushatën e Partisë Demokratike. Në një intervistë...

Obeziteti, kërcënim për brezin e ri, ekspertët: Rrezik për sëmundje kardiovaskulare

Obeziteti po kthehet në një problem serioz shëndetësor, veçanërisht tek të rinjtë. Sipas mjekut kardiolog Sajmir Shehu, rastet e obezitetit në Elbasan janë në rritje...

“Para të gjithëve kam motrën”, Rozana Radi demaskon Olta Gixharin (VIDEO)

Prime i mbrëmshëm i Big Brother Vip Albania 4 riktheu Olta Gixharin në shtëpi, për të surprizuar motrën e saj, Gertën. Edhe pse thuhej...

Lajme të tjera

Web TV