I dyshuar për krime lufte, arrestohet në Shkup një person

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha të shtunën se një person është arrestuar në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, nën dyshimin për krime lufte në Kosovë më 1999.

Ai tha se i dyshuari, me inicialet E.B., i lindur në vitin 1970, u arrestua nga policia e Interpol-it me kërkesë të Serbisë, bazuar në një fletarrestim ndërkombëtar.

Mediat maqedonase raportuan se bëhet fjalë për një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga komuna e Ferizajt.

Autoritetet kosovare nuk kanë komentuar.

Daçiç tha se i dyshuari, të cilit iu referua si “shtetas serb”, kërkohet nga Departamenti Special për Krime Lufte i Gjykatës së Lartë në Beograd, “me qëllim të zhvillimit të procedurës penale për krime kundër civilëve, të kryera në qershor të vitit 1999 në Komunën e Ferizajt”.

Serbia i njeh shtetasit e Kosovës si pjesë të Serbisë, pasi nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 2008.

Policia vendase dhe Prokuroria Publike për Krime Lufte kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm te autoriteteve e Maqedonisë së Veriut, në bazë të të cilave i dyshuari është urdhëruar të mbahet në paraburgim për 30 ditë, në pritje të ekstradimit, tha Daçiç./k.k

Të fundit

Si shpërndanë mediat ruse përmbajtje manipuluese para zgjedhjeve në Kosovë?

Nga Sandra Cvetkoviq “Prishtina llogariti gabimisht - as koktejet e molotovit nuk do t’i trembin serbët”, “Çfarë u sjellin zgjedhjet...

Berisha dhe Meta bashkojnë forcat kundër SPAK, Rama “zbutet”

Vijojnë sulmet politike në drejtim të Prokurorisë Speciale SPAK, ku ditën e djeshme si Sali Berisha ashtu edhe Ilir Meta e kanë akuzuar institucionin...

Primaret në PD/ Lumë aplikimesh për deputetë, por në fund vendos kryetari

Partia Demokratike përmbylli dje fazën e aplikimeve si kandidatë për deputetë në Primaret e PD-së. Si do të procedohet me zgjedhjet nga anëtarësia dhe...

“Independent”: Shqipëria, ndër destinacionet më të bukura për t’u vizituar në 2025

Shmangni destinacionet e mbipopulluara dhe zbuloni disa nga vendet e qeta, por sensacionale të pushimeve për një arratisje të paharrueshme këtë vit, shkruan Daniel...

Gjermania voton të dielën/ Kush janë 4 kandidatët për kancelar

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë lideri i ardhshëm i Gjermanisë në zgjedhjet e së dielës. Kancelarët e mundshëm janë ai aktual, lideri...

Lajme të tjera

Web TV