Shefi i NATO-s: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte deklaroi se Evropa duhet të rrisë shpenzimet e saj.

Kreu i aleancës e mbajti fjalimin në Konferencën e Sigurisë në Mynih ku u bëri thirrje anëtarëve evropianë të NATO-s, të dalin me propozime dhe ide konkrete, të shtojnë shpenzimet, të vazhdojnë trajnimi dhe furnizimin me armë.

Ai shtoi se objektivi aktual i vendeve të NATO-s prej 2% shpenzimesh për mbrojtjen ka të ngjarë të zëvendësohet me një shifër shumë të lartë.

Rutte tha se Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë të thonë se Evropa nuk shpenzon mjaftueshëm për mbrojtjen.

Ndërkaq, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy bëri thirrje për krijimin e një ushtrie evropiane, duke thënë se kontinenti nuk mund të mbështetet më tek mbrojtja e Shteteve të Bashkuara dhe do të respektohet nga Uashingtoni vetëm me një ushtri të fortë.

Sipas tij, Ukraina nuk do të pranonte kurrë një marrëveshje paqeje të arritur pas shpinës së saj ose pa përfshirjen e Kievit./k.k

Të fundit

Gjermania voton të dielën/ Kush janë 4 kandidatët për kancelar

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë lideri i ardhshëm i Gjermanisë në zgjedhjet e së dielës. Kancelarët e...

Rriten monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 19 shkurt 2025

Sot, më datë 19 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet me 99.5 lekë. Dollari amerikan blihet me 94.3 lekë...

Ulen temperaturat/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ketë kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme me mbizotërim të motit të kthjellët, por të ftohtë sidomos në...

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me energji. Por më pas, ora...

Lajme të tjera

Web TV