Alban Daci
Me eksodin e tyre në fillim të viteve ’90, shqiptarët i perceptuan sikur të ishin pushtues të Italisë! Kishin kaluar disa shekuj që kur kishin ardhur shqiptarët e parë në Itali që krijuan komunitetet e tyre duke u njohur si arbëreshë!
Edhe pse Shqipëria ishte vendi përballë, ose më saktë dy vende që i ndante deti, për shkak se ajo kishte qenë e mbyllur dhe e izoluar, shumica e italianëve dinin shumë pak ose thuajse fare për shqiptarët.
Ngjarjet historike e deshën që italianët të ritakoheshin përsëri me shqiptarët në cilësinë e mikpritësve dhe ata përsëri në cilësinë e emigrantëve.
Me ardhjen e arbëreshëve si pasojë e pushtimi të plotë të Shqipërisë nga Turqit dhe vdekjes së heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, erdhën në Itali kryesisht fisnikët e asaj kohë.
Ndër në fillim të viteve ’90 erdhën shqiptarët të të gjitha shtresave dhe realiteteve që dilnin nga një ferr i ngjashëm me atë të përshkruar nga Dante në “Komedinë Hyjnore”, të kequshqyer, të veshur keq, me histori vetjake dhe kolektive përtej imagjinatës të një shoqërie demokratike dhe mbi të gjitha të veshur keq!
Zbarkimi i shqiptarëve në Bari për nga përmasat dhe pamjet filmike, ngjante me ato ngjarjet biblike që ndodhin rrallë e thuajse nuk përsëriten më asnjëherë.
Në fakt autoritetet italiane të kohës nuk ishin të përgatitura as për fenomenin e as për për nga përmasat. Shumica e shqiptarëve që ishin në anijet e ankoruar në portin e Barit ngjanin si anija e “Nuhu” që përshkruhet në librat e shenjtë, nuk kishin asnjë qindarkë në xhep, as një copë bukë apo shihe uji, disa prej tyre kishin hipur në mënyrë spontane në anije e ishin nisur nga Porti i Durrësit drejt të panjohurës, por sigurisht për ta do të ishte shumë e mirë se ajo që kishin njohur, jetuar, përjetuar në Shqipëri. Të paktën kështu e imagjinon me siguri në atë kohë!
Shqiptarët që erdhën me atë që njihet “eksodi i shqiptarëve” që zbarkuan në vitin ’91, vinin nga realitete të ndryshme sociale, me profesione të ndryshme, por të gjithë i bashkonte një gjë e përbashkët: “uria” dhe dashuria për “liri”, sepse kishin jetuar nën një regjim që ju kishte munguar ashtu siç mund tu mungojë njerëzve oksigjeni kur zhyten në uji.
Autoritet italiane, mediat e kohës dhe vetë shoqëria italiane e njohur për mikëpritje e humanizëm, por e tronditur nga një fenomen i përmasave biblike siç ishte ardhja e shqiptarëve me anije, të gjetur të befasuar dhe për më tepër përballë të panjohura, nuk është se ishte shumë dashamirëse dhe kjo është kuptueshme nëse analizojmë ngjarjet rrethanat me optikës e asaj kohe dhe sipas realitetin të atëhershëm.
Në ato anije kishte shqiptarë të profesioneve të ndryshme, mekanik, inxhinier, pedagogë, studiues, arkitekt, balerinë, këngëtar, fshatar, qytetarë, komunist, të persekutuar nga Regjimi, historianë ekonomistë, të rinj, të moshuar. Pra, në ato anije ishte realitet i shoqërisë shqiptare, kishte nga të gjithë. Shqiptarët kishin në imazhin e tyre Italinë që e kishin parë e njohur përmes RAI duke ndjekur fshehurazi programacionin dhe po ashtu ndër më të ndjekurit dhe më i preferuari mbetej festivali i “Sanremos”.
Në imazhin e tyre, Italia ishte ajo “Dolce Vita” që kishin krijuar përmes radio televizionit italian. Pra, në imagjinatën e tyre ishte “ëndrra italiane” e ngjashme në formë me atë amerikane, por vitet në vazhdim dëshmuan se ishte e ndryshme në sostancë.
Shumë prej tyre përtej, nevojës thelbësore për “liri” ishin nisur nga Porti i Durrësit për të realizuar ëndrrat e tyre të ndaluara në Shqipëri, dikush mendonte të bëhej këngëtar i madh në Itali, dikush tjetër balerinë, ndonjë tjetër të forconte karrierën e tij profesionale.
Në mesin e tyre nuk mungonin edhe ata që nuk kishin ndonjë ëndërr apo projekt konkret, por nevojë për më shumë liri dhe opsionin për t’u larguar nga ferri që kishin jetuar në një ndër regjimit me të egra që kishte njohur Europa. Sigurisht pak prej tyre ja dolën të realizonin ëndrrat e tyre, sepse të qenit emigrant do të shoqërohej me sfida e problematika të mëdha.
Historitë e tyre të transmetuara më vonë në dokumentare të ndryshme janë pjesë e vuajtjeve dhe sfidave që i ka shoqëruar që nga zbarkimi e deri në ditët e sotme. Shumë prej këtyre historive nuk janë treguar asnjëherë, sepse pjesa më e madhe e tyre ndoqën një ritëm normal të jetës dhe për pasojë as nuk morën mundimin të shkruajnë për veten e as nuk pati interes që t’i gjenin e ti intervistonin.
Në mesin e tyre ishte edhe një mekanik që kishte drejtuar për vite me radhë një skuadër pune në një fabrikë të rëndësishme në Shqipëri e bën pjesë tek ata që në realitetin e vështirë në Shqipërisë, në krahasim me shumicën, kishte bërë një jetë të mirë, sepse kishte një punë me prestigj të lartë njerëzor me të ardhura relativisht të lartë ekonomike në krahasim me shumicën. Duke folur një ditë më të, krejt rastësisht filloi të tregojë për historinë e tij të nisjes nga Shqipëria në vitet ’90 dhe si kishte ardhur në Genova.
Nisja e tij kishte qenë krejt e rastësishme, sepse kishte shkuar në Durrës të takonte një mik, i cili kishte vendosur të nisej po atë ditë drejt Italisë me anije dhe i tregon për këtë projekt duke i thënë mikut të tij mekanik: hajde edhe ti, sepse me profesionin dhe eksperiencën që ke, në Itali do të gjesh punë menjëherë dhe do të paguajnë shumë mirë.
Skeptik në fillim e kundërshton propozimin, por pas një reflektimi të shkurtër, vendosë të mos kthehet në shpi atë ditë e të nisë bashkë me shumë shqiptarë me anijen “Vlora” drejt Italisë. Sot, kujton se: kushtet edhe udhëtimit ishin të tmerrshme, sepse anija ishte e tejmbushur, megjithatë ishim entuziastë, sepse ishim të mbushur me shpresën se diçka më e mire na priste me të zbritur në Itali- thotë ndër të tjera.
Kalvari i tij pasi zbarkojë në Bari ishte i ngjashëm me thuajse të gjithë të tjerët. Pas disa muajsh e shumë sfidave shkon në qytetin e Xhenova. Më tregon se për javë të tëra kishte fjetur në një stol e për disa ditë kishte qëndruar pa ngrënë. Krejt rastësisht kishte takuar një italian që i kishte ofruar punë dhe fillojë të punonte në ndërtim derisa doli në pension. Sot, është një pensionist në Xhenova, por kurrë nuk e ushtrojë profesionin e tij prej mekaniku e po ashtu kurrë nuk arriti të drejtonte një skuadër pune në një fabrikë ashtu siç kishte bërë në Shqipëri, por arriti të kishte një skuadër pune në sektorin e ndërtimit ku punojë për vite të tëra derisa doli në pension.
Sot, ka shumë dilema në mendjen e tij ashtu si shumë shqiptarë të tjerë si: Si do të kishte qenë jeta nëse nuk do të ishte larguar me atë anije? Si do të kishte qenë jeta në Shqipëri nëse nuk do të kishte emigruar? Cila do të kishte qenë e ardhmja e fëmijëve të tij nëse do të kishin jetuar në Shqipëri? Në fakt këto dilema janë normale për këdo që ka emocione të përzierë mes të kaluarës dhe të tashmes! Megjithatë, tashmë ai si shumë të tjerë ka pranuar fatin e jetës për jetuar përgjithmonë në Itali si rezultat i një integrimi të kënaqshëm social tashmë i cili ka qenë shumë i vështirë, me plotë sfida dhe aspak i lehtë.
Ka histori pa fund të ngjashme, jo vetëm me shqiptarët që erdhën në fillim të viteve ’90, edhe të tjerëve të ardhura në vitet pasuese e ndoshta deri në ditët e sotme. Fillimet e shqiptarëve në Itali nuk ka qenë aspak të lehta. Të detyruar të bënin çdo lloj pune e profesioni e shpesh jo të trajtuar e të paguar siç e meritonin, vazhduan të bënin një jetë të dyfishtë, të ngjashme me italianët për faktin se jetonin në Itali, por të lidhur ngushtë edhe me Shqipërinë, që përtej vështirësive të mëdha, lidhjet me të nuk i ndërprenë asnjëherë, duke udhëtuar shumica prej tyre të paktën njëherë në vit.
Lidhja e shqiptarëve me Shqipërinë mbeti një lidhje e forte në një koktel ndjenjash patriotike për Atdheun, por edhe të emocioneve njerëzore ndaj familjarëve të tyre si prindërit, vëllezërit, motrat, dajat, xhajat, hallat, tezet, miqtë, shokët. Emigrantët shqiptarë morën ngarkesa të mëdha mbi supe siç ishin:
– t’i tregonin shoqërisë italiane se ishin të dobishëm, cilësor, të integruar dhe për të bërë këtë duhen të punon shumë më shumë se vetë italianët e duhet të pretendoni. Shumë më pak se këta të. Me pune, sjellje dhe me marrëdhënie njerëzore duhet të jetonin për të rrëzuar shumë mite stigmatine të krijuara padrejtësisht nga disa media apo realitet politike në Itali. Pra, misioni kryesor i tyre ishte të përmirësonin emrin e tyre si emigrantë.
– të përfaqësonin dhe të tregonin një Shqipëri ndryshe nga ajo që kishin njohur pak në periudhën e Regjimit. Emigrantët shqiptarë u bënë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë duke e lartësuar e promovuar atë në gjitha realitet e shoqërisë italiane. Pjesë e këtij realiteti promovuese bënë edhe qindra e mijëra të rinj shqiptarë që erdhën për të studiuar në universitet italiane.
Fluksi më i madh i tyre janë vitet 2000. Për shembuj “Via Balbi” në Xhenova nga 2004 deri në 2010 ishte e mbushur me studentë shqiptarë sa të krijohej përshtypja që nuk ndodheshe në Xhenova, por në “Qytetin Studenti” në Tiranë. “Via Balbi” është rruga në të cilën ndodhen disa nga fakultet kryesore të Xhenova, por edhe disa nga konviktet e studentëve që kishte një numër të lartë me student pikërisht të ardhura nga Shqipëria.
“Via Balbi” ka edhe një koncidence tjetër, sepse aty ndodhet “Pallati mbretëror”, “Piazza Durazzo” dhe “Vico Durazzo” për nder të dinastisë “Durazzo” që ka qeverisur e dominuar për shumë kohë qytetin e Xhenovës të cilët kishin origjinë nga një familje fisnike e qytetit të Durrësit që ishin larguar në vitin 1389 për shkak të pushtimit të qytetit nga osmanët dhe në shenjë proteste kur ishin larguar kishin marrë me vete edhe këmbanën e Kishës që të mos binte në duart e turqve.
Kishin ardhur në Venezia si fisnikë shqiptarë, aty pabesisht ishin shitur si skllevër në një familje në qytetin e Xhenovës e fal punës së tyre në e Xhenova, sidomos përmes tregtisë së mëndafshit blejnë lirinë e tyre, kthehen të lirë siç kishin qenë e dalngadalë bëhet një dinasti që kanë drejtuar për shumë kohë Xhenovën. Shpesh duket sikur historia përsëritet në formate të ndryshme, tashmë në këto vendbanime me emërtimin “Durazzo” ishin të rinjtë e të rejat shqiptare qe jetonin e frekuentonin fakultetet e Xhenovës.
Tashmë historia po përsëritej dhe përsëri ishin shqiptarët që frekuentonin në cilësinë e studenti “Via Balbi”, bibloketa që ndodhin në zonë dhe lokalet. Studentët shqiptarë frekuentonin “Gastaldin”, “Asiago”, biblotekën “Berio” e mjaft mjedisi e vende të tjera. Auditorët dhe sallat e fakulteteve bubzhinin nga zhurmat e te folura shqip të studentëve shqiptarë. Periudha 2000-2010 njihet edhe si fluksi i studentëve shqiptarë.
Gjithashtu, emigrantët kishin filluar të ndërtonin firmat e tyre të suksesshme në sektorin e ndërtimit e pastrimit. Pra, dalngadalë shqiptarët po afirmoheshin një komunitet me një nivel të lartë integrimi. Nuk ka fasadë pallati, rrugë, pallat, apartamente, e në ndërtimin e mureve apo edhe të rrugëve që shqiptarët si mjeshtër të punës të mos kenë lënë gjurmët e tyre. Nuk ka fakultet, shkollë apo kurse formimi profesional që të mos ketë pasur shqiptar. Nuk ka bar, restorant apo hotel që të mos kenë pasur punonjës shqiptarë.
Nuk ka spital, farmaci që të mos kenë mjek, infermierë apo farmacist shqiptar. Tashmë shqiptarët i gjen kudo ne çdo sektor e ne çdo profesion si avokat, juristë, kamarier, guzhiner, psikolog, ekonomist, arkitekt, inxhinier, fizioterapist, punonjës social, edukator, në sektorët e pastrimit, shofer të linjave të urbane, ushtarak e të tjerët.
Ka aq shumë shqiptarë sa të krijohet përshtypja se jemi disa milion në Itali.
Në fillimet tona si student ja disa nga pyetjet që na bënin italianët për Shqipërinë:
– a keni celular?
– a keni rrugë?
– pallate?
– a keni televizor?
– kafe?
Këto pyetje na i bënin në fillim të viteve ’90, për një vend që vetëm deti e ndante me Italinë. Falë edhe emigrantëve shqiptarë në Itali dhe atyre që ishin student, sot qindra e mijëra italian e frekuentojnë për turizëm Shqipërinë, disa prej tyre edhe në cilësinë e studentit. Emigrantët janë realiteti me i bukur që e kanë lartësuar Shqipërinë dhe po ashtu i kanë qëndruar pranë asaj qoftë me reminishenca, por edhe duke e promovuar atë. Në një te ardhme jo të largët, pikërisht ata që sot quhet emigrantë shqiptarë, do të jetë Diaspora e Shqipërisë duke dhënë kontribute të jashtëzakonshme për të ardhmen e saj europiane, sepse janë ura lidhëse më solide mes vendit ku kanë emigruar dhe vendit të Origjinës.
Emigrantët i kanë dhënë gjithçka Shqipërisë, pa i marr asgjë kësaj të fundit dhe pa pretenduar asgjë në këmbim, qoftë edhe ato të merituara prej tyre. Tashmë shumë prej emigrantëve shqiptarë, me të drejtë e konsiderojnë Italinë si Atdheun e dytë, sepse kanë marrë shtetësinë italiane, janë betuar në Kushtetutën italiane, kanë punuar gjithë jetën e kanë paguar kontributet e tashmë marrin edhe pensionin, kanë krijuar familjet e tyre, fëmijët e tyre po rriten këtu.
Italia, përtej problematikave dhe sfidave, ju ka ofruar gjithçka që nuk e kishin në Shqipërisë. Shumë prej tyre kanë vendosur për të jetuar përgjithmonë në Itali, por për secilin prej tyre lidhja me gjakun, vendin e origjinës dhe flamurin mbeten të forta dhe të pazëvendësueshme.