Nga Meta te Jenisheri, koalicioni i ‘frikshëm’ i Berishës për 11 majin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumica e emrave që do të shfaqen në krah të Berishës si aleatë nuk kanë asnjë peshë elektorale, por duket se kjo nuk ka asnjë interes.

Sali Berisha, kryetar i PD-së, pothuajse në çdo dalje publike ka deklaruar se për zgjedhjet e 11 majit do të krijojë koalicionin më të madh kundër Edi Ramës, madje ka premtuar përmbysjen e tij.

I kapur në jo pak raste në marrëveshje politike, por jo vetëm, me Ramën, Berisha i është kthyer skemave të vjetra për të mbledhur rreth vetes individë që kanë nga një vulë në xhep, edhe pse shumë personazhe janë objekt memesh në rrjetet sociale.

E ndërsa PD pritet të përfshihet nga primaret, ku ata që aspirojnë për një vend në listat e deputetëve do të votohen nga anëtarësia, Berisha ka udhëzuar nënkryetarët dhe Sekretariatin, për të formëzuar atë që e konsideron si koalicionin fitues.

Po cilët do të jenë ata që do të përfshihen në koalicionin e drejtuar nga Berisha?

Së pari është Ilir Meta me Partinë e Lirisë, që është edhe aleati kryesor i demokratëve në 11 maj. Më pas vjen PAA e Agron Dukës që po negocion, PBDNJ e Vangjel Dules që duket se është dakordësuar, PDK e Nard Ndokës që do të garojë si pjesë e listës së PD-së, PR e Fatmir Mediut që nuk ka rrugëzgjidhje tjetër, ndërkohë që ka një paqartësi për PDIU-në e Shpëtim Idrizit, nëse do të jetë ose jo pjesë e këtij koalicioni.

Deri këtu duket një situatë brenda normales, pasi janë subjekte që në një mënyrë ose një tjetër, i kanë mbijetuar përmes skemave apo pazareve zhvillimeve politike në vend.

Por në emër të zgjerimit të koalicionit, në krah të Berishës në 11 maj do të jenë edhe Selami Jenisheri, Kostaq Papa, Gjovalin Shqalsi, Nikolin Staka, Kujtim Gjuzi, Zef Shtjefni, Adriatik Alimadhi, e shumë të tjerë nga lista e gjatë e partive që janë regjistruar në Shqipëri.

Lexo edhe :  “Forca, forca!”, Rama apel-diasporës: Dorëzoni votat sa më shpejt

Kësaj liste do ti shtohen së paku edhe 10 emra të tjerë që kanë një vulë në xhep dhe një logo të regjistruar në Gjykatë dhe në fund do të shpaloset ‘koalicioni fitues’.

Jenisheri, Papa e Gjuzi i përkasin grupit të deputetëve që morën mandatet pasi PD-LSI i dorëzoi në 2019, ndërsa për muaj me rradhë u bënë objekt memesh pikërisht nga ata që sot janë në krah të Berishës.

Shumica e emrave që do të shfaqen në krah të Berishës si aleatë nuk kanë asnjë peshë elektorale, por duket se kjo nuk ka asnjë rëndësi.

Madje nuk është çudi që skema për t’u paraqitur me një koalicion sa më të madh individësh mund të habisë edhe këshilltarin amerikan të fushatës, kur të shohë një listë me 20 apo 30 emra partish, që të gjitha bashkë nuk mbledhin dot vota as për të siguruar një gjysëm-mandati deputeti. /    S,M

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV