Kremlini tha sot se rëndësia e bisedës telefonike midis Vladimir Putin dhe Donald Trump është se tani Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të flasin për paqen, jo për luftën
“Është një mesazh i fortë që tani do të përpiqemi t’i zgjidhim problemet përmes dialogut”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për Pavel Zarubin, një gazetar i televizionit shtetëror.
“Tani do të flasim për paqe, jo për luftë”, nënvizoi ai.
Peskov tha po ashtu se takimi i parë midis Putinit dhe Trump është i një rëndësie të veçantë duke pasur parasysh rrethanat aktuale.
Më tej ai deklaroi se sanksionet perëndimore nuk do të pengojnë bisedimet Rusi-SHBA pasi ato mund të “hiqen aq shpejt sa u vendosën”. /e.t