Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Napolit në Itali, pasi një foshnjë 9-muajshe humbi jetën pasi u kafshua nga një pitbull.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e foshnjës, ndërsa i ati i saj ka deklaruar se e gjeti vogëlushen në një pellg gjaku në shtrat, pasi u sulmua nga qeni i familjes, ndërsa nëna e vajzës ishte në punë.
Vogëlushja u dërgua në urgjencën e klinikës Villa dei Fiori, por në momentin e mbërritjes kishte vdekur për shkak të plagëve të rënda në fytyrë dhe kokë. Policia po heton rastin./e.t