Seanca e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) për Ajola Xoxën është shtyrë për në datën 20 shkurt.
Xoxa, e cila është nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, kërkoi kthimin e telefonit të saj të sekuestruar gjatë hetimeve.
Bashkëshorti i saj, Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, aktualisht ndodhet në “arrest me burg”.
Ajola Xoxës iu sekuestrua telefoni gjatë kontrolleve nga agjentët e BKH në banesën e saj në 6 dhjetor 2024./ S.M