Avokati Idajet Beqiri ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj pas një kallëzimi anonim. Avokati Beqiri hedh dyshime se pas kallëzuesit anonim ‘Nesti Angoni’ fshihet ish-kryeministri Sali Berisha i ndihmuar nga Belind Këlliçi
Avokati shprehet se Këlliçi ka marrë informacioni nga i vëllai që ka pas punuar në Bashkinë e Tiranës dhe më pas ka shpifur mbi ato çerek të vërteta.
“Ky Nesti Angoni është i mirë profesionalizuar në fushën e intrigave, shpifjeve dhe akteve vandale kundër njerëzve që punojnë. Nesti është Sali Berisha, kokë e këmbë, 100% Saliu dhe ka edhe një ndihmës. Ndihmësi është Këlliçi, që ka vëllanë që ka punuar në Bashki dhe ka marrë tenderë dhe ka bërë korrupsion, e kanë ndihmuar edhe socialistët. Mbase edhe me lidhjet e Belindit me bashkëshorten e vet. Këta me ndihmën edhe të Belos, Saliu ka marrë informacion të plotë, e ka pasur nga brenda për disa çerek të vërteta dhe si mjeshtër i asaj shkollës serbe.”, tha Beqiri .
Një koment e ka edhe për akuzën ndaj bashkëshortores së Veliajt që sipas SPAK ka harxhuar për 6 vite 860 mijë euro blerjen online. Por, avokati thotë se qenkan vetëm 75 mijë euro të harxhuara në vetëm 10 vite. Sipas avokatit, gjithçka po bëhet të degraduar figurën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
“Ky person e di që ndjeshmëria më e madhe në Shqipërinë është ajo e njerëzve të varfër, që mezi blejnë bukën, ata kur shohin shifra të tilla, fustane kozmetikë u ikën truri i kokës. Krijohet një boomerang, një mal i madh dhe ky mal i madh që mbarset pjell një mi. Miu është që qenkan vetëm 75 mijë euro në 10 vjet
Nuk justifikoj asnjë lloj korrupsioni, por e vërteta është e vërtetë. Një avokate me emër sic është Ajola, një vajzë, mbesa e Jakov Xoxës. Në shtëpinë ku shkruante Xoxa, kur shkonim atje shikonte ishte një ndër më të pasurit në atë kohë, në regjim, jo vetëm nga veprat që bënte por edhe nga pronat e trashëguara, i tillë edhe babai i saj. Ka qenë kandidat për deputet me PD në Fier. Një person të tillë ti e fut në këtë rrjedhë, për ta bërë fytyrën e kryetarit të bashkisë, e degradon deri në atë shkallë, se vë në lëvizje organizatën kriminale reale”, tha Beqiri.
Avokati ndalet edhe tek prokurori i dosjes, Ols Dado për të cilin thotë se është në konflikt interesi pasi ka marrë leje ndërtimi nga Veliaj. Beqiri thekson se Dado duhet të kishte dhënë dorëheqjen nga çështja e Veliajt, ndërsa po ashtu shton se Dado nuk plotëson kriteret për të qenë prokuror. Avokati thotë se nga noter është rekrutuar nga Ina Rama në prokuror, ndërsa thotë se është fanatik i Berishës.
“Ti e njeh strukturën e SPAK, ti e di që janë 22 prokurorë, nja 17 prej tyre, janë figura të mrekullueshme, se për një kam dyshime. Por është një organizatë e vogël kriminale atje, me 4 prok, manipulohen, përpunohet, sajojnë vetë. Vetë e shkruajnë letrën anonime dhe vetë e bëjnë hetimin dhe e katandisin atë proces, që përflitet. E përflas dhe unë, që o e kam mbrojtur SPAK dhe do vazhdoj ta mbroj se e meriton s epo lufton pandëshkueshmërinë. Po i bën të gjithë të barabartë, por kurrën e kurrës për ta marrë në dorë kjo organizatë e vogël kriminale që është atje brenda.
Ky prokuror, nuk duhej ta merrte. Në rast se mua më vjen një çështje ku unë me personin kam njohje. Ti sot merre leje ndërtimi te Veliaj, prokurori i çështjes, e ke të shkruar dhe debatet që bëri me të, jo pse 9 kate, jo pse të jetë aq koeficienti. Në një situatë të tillë sa të vjen çështja ti i thua drejtuesit të prokurorisë më hiq nga kjo çështje. Minimumi njerëzit kur ta marrin vesh do thonë kështu i paskemi ne prokurorët, punojnë si të bëjnë pasuri. Ti je i plagosur, nuk duhet të jesh në SPAK. edhe ILD, kot sa i bën thirrje. I ka plotësuar kriteret për të qenë prokuror, nga noter e ke rekrutuar prokuror. Pse? Se e bëri një gjë të tillë ish-prokurorja e përgjithshme, se bashkëjeton de facto me të. Ina Rama e ka bërë atë nga noter. Ina Rama të dalë të thotë është turpi im, ky të dalë të thotë që jap dorëheqjen. Kriteri ligjor ishte që mund të bëhesh prokuror, por kur ke qenë avokat me vite pune, kur ke qenë gjyqtar, por jo noter. Nga 2005 deri në 2008 ka qenë noter në Shijak. Ligji për prokurorinë e ndalon një gjë të tillë. Ti je i PD e dinë të tërë, unë tani jam avokat i përditshëm në prokurori dhe gjykata. Fanatiku më besnik i Saliut, vdes për Saliun, e dorëzon detyrën për Saliun”, vijoi avokati./E.T