Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, për vjedhje. Sipas policisë, i riu Endri Novi gjatë 48 orëve të fundit, dyshohet se ka vjedhur në 12 automjete që iu ka thyer xhamat.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, ka vjedhur sende personale në 6 automjet që iu ka thyer xhamat, në një vendparkim, në Astir. Gjithashtu, gjatë 48 orëve të fundit, në lagje të ndryshme të Tiranës, ka vjedhur sende të ndryshme në 6 automjete, pasi ka thyer xhamat e tyre, me sende të forta. Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./k.k