Katër të rinj janë vendosur në pranga nga policia e Lushnjës pasi vendosnin baste me celularë në një berbehane në lagjen “Karbunarë e Sipërme”.
Lushnjë-Katër të rinj janë vendosur në pranga nga policia e Lushnjës pasi vendosnin baste me celularë në një berbehane në lagjen “Karbunarë e Sipërme”.
Sipas njoftimit të policisë të rinjtë e arrestuar, mes tyre edhe pronari i subjektit janë identifikuar si Alban Gorovelli, Orgest Gorovelli, Luis Dervishi dhe Kleo Dervishi.
Ndërkohë nën hetim është edhe një 23-vjeçar pasi u kap po në berberhane me një sasi kanabisi.
“Gjatë operacionit u ndërhy në ambientet e një subjekti privat në lagjen “Karbunarë e Sipërme”, e përshtatur për këtë veprimtari. Në ambientet e këtij subjekti, u kapën në flagrancë, duke vënë baste me celularë, dhe u vunë në pranga, pronari i berberhanes, shtetasi Alban Gorovelli, 20 vjeç, si dhe shtetasit Luis Dervishi, 22 vjeç, Kleo Dervishi, 19 vjeç dhe Orgest Gorovelli, 22 vjeç.
Gjithashtu, në kuadër në këtij operacioni, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. G., 23 vjeç, pasi u gjet në ambientet e këtij subjekti, me një sasi të vogël Cannabisi me vete”, informoi sot policia.
Blutë sekuestruan 4 celularë dhe dozën e kanabisit.
Operacioni u kodua ‘Games’.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./k.k