A do të godasë sërish SPAK? 320 emra nën hetim për afera, 14 prej tyre zyrtarë të lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhen detaje nga dosjet që ka nën hetim Prokuroria e Posaçme…

Zbardhen të tjera statistika nga puna e Prokurorisë së Posaçme. Pas arrestimit të Veliajt kanë plasur sërish teoritë se SPAK do të kryejë të tjera arrestime. Madje flitet se goditja e radhës do të vijë para zgjedhjeve.

Por realisht këtë gjë e dinë vetëm prokurorët. Ajo që ne mund të themi zyrtarisht është se 20 prokurorët bashkë me hetuesit e BKH, kanë momentalisht të hapura 320 dosje korrupsioni.

“Pamfleti” prej disa ditësh ka nxjerrë të dhëna zyrtare nga SPAK dhe sipas informacioneve më te fundit, bëhet me dije se aktualisht janë nën hetim plot 320 zyrtarë.

Bëhet fjalë për vepra të parashikuara nga nenet: 259, 260, 248, 258, 319/ç, 328/b dhe 257/a, të K.Penal. Pra nene që kanë të bëjnë me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës apo fshehje pasurie.

SPAK bën me dije se që nga vitit 2019 dhe deri më tani janë hetuar në total 667 zyrtarë, ku disa dosjet janë çuar për gjykim dhe disa janë pushuar.

Një detaj interesant është se nga 320 emrat që po hetohen për afera korrupsioni, 14 i përkasin nivelit të lartë. “Për periudhën kohore 01.03.2024-30.11.2024, janë regjistruar 14 persona nën hetim, zyrtarë të lartë për veprat penale që lidhen me korrupsionin”, njofton SPAK. Nga këta 12 janë meshkuj dhe 2 janë femra.

Sipas ligjit, te kategoria e zyrtarëve të lartë futen presidenti, kryeministri, ish-presidentë, ish-kryeministra, ministra, ish-ministra, deputetë, ish-deputetë, etj. Pra duket se janë 14 figura me rëndësi që po hetohen nga organi i akuzës dhe sinjalet janë se mund të kemi zhvillime. /    S,M

Të fundit

Ecuria e përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit/ KQZ jep detaje të reja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë këtë pasdite detaje të reja nga ecuria e përgatitjeve për zgjedhjet e 11...

Pesë dron ‘zbarkojnë’ në shtëpinë e BBV, ja për kë banor është

Rozana Radi ka marrë një surprizë shumë të bukur ditën e sotme në “Big Brother VIP 4”. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri...

SPAK në shënjestër të politikës/Fevziu:Çdo palë bëhet agresive kur i bie pesha mbi kurriz

Ekziston një debat politik më së shumti në Shqipëri sa i takon institucionit më “aktiv” të drejtësisë që është Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK)....

Strategu LaCivita dhe gënjeshtrat opozitare për Yuri Kim

Të hënën, Partia Demokratike njoftoi ardhjen e Christian LaCivita si strategun e ri zgjedhor, një shërbim që kushton shumë por ende nuk kemi transparencë...

I ftohti dhe acari ‘mbërthejnë’ Shqipërinë, meteorologia zbulon kur nis kthesa e motit

Meteorologia Tanja Porja ka parashikuar sesi do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja tha se deri në datën 22 shkurt na...

Lajme të tjera

Web TV