Bazukat e politikës mbi SPAK-un

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria Speciale SPAK është vënë në shënjestër të dy liderëve kryesorë të politikës, Edi Rama dhe Sali Berisha. Berisha deklaroi dje se pasi të fitojë zgjedhjet “do e shkrijë SPAK-un”, ndërsa Rama prej ditësh vijon të thotë se në rastin e arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, “SPAK doli nga shinat kushtetuese” dhe se mazhoranca do e “demokratizojë këtë institucion”. Përse po sulmohet SPAK?

Akuzat ndaj SPAK, pas arrestimit të Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, kanë filluar nga e majta dhe e djathta. Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama e quajti prokurorët e SPAK si “republikë prokurorësh”, teksa mundohej që të merrte të mbrojtje Veliajn, që sipas tij e kanë futur në burg pa gjyq. “Këto nuk janë shenja aspak të mira dhe dua të shpresoj që janë shenja që nuk lidhen me simptomat e një sëmundje vetëkënaqësie. Kjo s’është republikë prokurorësh. Do ishte autogoli më i madh”, është shprehur Rama. Shefi i qeverisë është krenuar me ngitjen e SPAK, pasi sipas tij nuk do të funksionointe nëse nuk do të donte ai dhe Partia Socialiste. Por nga njëra anë Rama ju ka vënë kufinjtë prokurorëve, ndërsa nga ana tjetër kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha që ka një llogari të hapur me drejtësinë, ka premtuar se sa të vijë në pushtet do të shkrijë SPAK. Nga oborri i SPAK ku ishte thirrur për hetimin që po bëhet për dosjen e Partizanit, Berisha tha se: “Ky institucion nuk do të ekzistojë. Të njëjtin fat me bandat do të kenë edhe prokurorët që janë të lidhur me bandat. Një institucion jashtë çdo kontrolli është për t’u shuar me çdo kusht,”. I shoqëruar nga avokatët e tij, Berisha qëndroi pak minuta brenda godinës, ku i la një mesazh kreut të SPAK, Altin Dumani. “Kreut të kësaj organizate kriminale, që zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitë të Xhorxh Soros dhe kukullës së tij në Tiranë. Por kjo politikë dështoi në SHBA dhe të njëjtin fat do të ketë në Shqipëri,” deklaroi ai pas daljes. Berisha tha se në SPAK ka prokurorë të lidhur me botën e krimit dhe theksoi se kjo strukturë ka humbur mbështetjen e SHBA. Berisha vijoi akuzat kundër qeverisë, duke e cilësuar SPAK-un si një instrument të përdorur politikisht nga kryeministri Edi Rama. Megjithatë, ai nuk pranoi krahasimet me ndërhyrjet e kreut të qeverisë në sistemin e drejtësisë. “Dallimi është ky: Edi Rama përdor Skrapin, unë nuk e kam përdorur dhe nuk do ta përdor kurrë drejtësinë. Drejtësia do të jetë nën ligj dhe e pavarur,” tha Berisha. Gjatë fjalës së tij, ai ftoi të gjitha forcat opozitare që të bashkohen në një front të përbashkët kundër Edi Ramës dhe konfirmoi negociatat me aleatët për një marrëveshje parazgjedhore. Në anën tjetër, kryeministri Edi Rama reagoi me ironi ndaj deklaratave të Berishës. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai shfaq një buf – një simbol që e ka përdorur më parë për të etiketuar Berishën – me mbishkrimin “Do ta shkrij SPAK-un”. Ndonwse nw forma, qwllime dhe motive tw ndryshme, pika ku bashkohet Berisha me Ramwn wshtw sulmi ndaj Prokurorisw Speciale. Deri mw tani kryeministri Edi Rama kishte mbajtur qwndrim tw qartw duke theksuar se: “pushtetet janw tw ndara dhe nuk komenton vendimet e drejtwsisw”. Pas arrestimit tw kreut tw Bashkisw Tiranw Erion Veliaj, kryeministri Rama reagoi ashpwr si ndaj prokurorwve tw ccwshtjes ashtu edhe gjyqtarit. Ndwrsa Berisha wshtw konsistent nw qwndrimet e tij ndaj institucioneve tw drejtwsisw sw re duke I konsideruar sit w kapura nga Rama dhe tw finacuara nga miltimiliarderi amerikan Xhorxh Soros, i cili po sulmohet haptas nga presidenti aktual Trump dhe administrata e tij.

Lexo edhe :  Avokati zbardh skemën/ "Kallëzuesi anonim i Veliajt është Berisha, u ndihmua nga Këlliçi"

Protesta

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbërriti këtë të hënë në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të dhënë nga GJKKO për dosjen “Partizani”. Një ditë më parë, ai u kishte bërë thirrje mbështetësve që ta shoqëronin pranë Prokurorisë së Posaçme dhe disa dhjetëra prej tyre ishin përgjigjur ftesës. “O Sali, o hero! Gjithë Shqipëria ty të do,” ishte parulla kryesore që u dëgjua jashtë godinës. Pak ditë më parë, Berisha paralajmëroi një përgjigje të fortë ndaj çdo përpjekjeje të qeverisë për të ushtruar presion mbi drejtësinë nëpërmjet protestave. “Unë i jap ultimatum Edi Ramës, mos guxo të organizosh protestë tjetër, se opozita do të përgjigjet me një kundërprotestë që ti nuk mund ta imagjinosh. Mos guxo, mbaje mend këtë. Po thirre protestë, do të thirret protesta përfundimtare për ty,” deklaroi Berisha.

 

Të fundit

Ilir Meta regjistron nga burgu Partinë e Lirisë në zgjedhjet e 11 majit

Partia e Lirisë është regjistruar zyrtarisht për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit të këtij viti. Lajmin...

Shqipëria do të ndryshojë ligjin për rezervat materiale të shtetit

Ministria e Mbrojtjes ka hartuar një ligj të ri “Për rezervat materiale të shtetit”. Kjo me argumentin se baza ligjore e vitit 2008 nuk...

Një në 3 biznese në tregti, shqiptarët po i largohen sipërmarrjeve në fushën e prodhimit

Shqiptarët po i largohen bizneseve në fushën e prodhimit duke i orientuar investimet në sipërmarrje në sektorin e turizmit dhe ndërtimit. Të dhënat nga Instituti...

Më thuaj numrin e fundit të datës së lindjes, të të them se kush je

Duke analizuar numrat që lidhen me lindjen e dikujt, ju mund të zbuloni njohuri të vlefshme për gjithçka, nga personaliteti dhe sjellja deri te...

‘Rolex’, diamante dhe prona, SPAK sekuestron disa pasuri të vëllezërve Çopja

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion njofton se ka vijuar me kryerjen e hetimeve ndaj vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, të cilët akuzohen se drejtojnë një...

Lajme të tjera

Web TV