Begaj në Prishtinë: Shqipëria ka kontribuar dhe do të kontribuojë gjithmonë për Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë vizitës në Kosovë për 17-vjetorin e Pavarësisë, mori pjesë edhe në ceremoninë që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mbajti me rastin e dekorimit të figurave me kontribut në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

“Kjo ditë na mbush me krenari, respekt dhe reflektim”, – u shpreh Presidenti Begaj në fjalën e mbajtur në këtë ceremoni, ku kujtoi momentet e vështira të Kosovës, bashkimin e shqiptarëve nga të gjitha trevat, dhe nderoi dëshmorët e lirisë:  “Krahas figurës legjendare të Komandantit Adem Jashari, Zahir Pajazitit e shumë të tjerëve, po aq krenar jemi edhe për Indrit Carën apo “Ushtar Kavajën”, Tahir Sinanin, Skerdilajd Llagamin dhe shumë dëshmorëve të tjerë nga të gjithë trevat e Shqipërisë që dhanë jetën për lirinë e Kosovës”.

Duke iu referuar aktivizimit në Shqipëri të atdhetarëve në stërvitjen e grupeve të para të luftëtarëve me në krye Adem Jasharin, Presidenti Begaj, vlerësoi se ky moment dëshmoi shpirtin e shqiptarëve dhe ndërgjegjen kombëtare: “Ata nuk pyetën për rreziqet, vepruan, sepse ndihma për vëllanë është zgjedhje e natyrshme. Ata u përgjigjën siç i është përgjigjur gjithmonë Shqipëria- Kosovës dhe Kosova thirrjes së Shqipërisë. Asokohe ata u bënë ura mes një ëndrre dhe një realiteti të sotëm”.

Presidenti Begaj u shpreh: “Shqipëria ka kontribuar dhe do të kontribuojë gjithmonë për Kosovën, sepse kështu na thotë ndërgjegjja jonë kombëtare”.

Njëherazi, Kreu i Shtetit theksoi se fakti që shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë agresorë përgjatë historisë, nuk i bën të dobët apo të pafuqishëm. “Shqiptarët, – u shpreh Presidenti Begaj, – gjithmonë kanë mbrojtur të drejtën, kanë mbrojtur lirinë dhe vlerat Euroatlantike”. “E ardhmja jonë është e përbashkët: Nuk ka Shqipëri të fuqishme pa Kosovën e fortë, nuk ka Kosovë të sigurt pa një Shqipëri të qëndrueshme dhe të zhvilluar”, – deklaroi Presidenti Begaj, duke theksuar të ardhmen e përbashkët drejt Evropës, bazuar e cilësuar atë përkatësi të natyrshme shpirtërore, kulturore, në vlera e parime.

Lexo edhe :  Kandidaturat për Avokatin e Popullit, PD propozon emrin e Besim Ndregjonit

Nderimi i veprës së atdhetarëve, sipas Presidentit, përcjell mesazhe të rëndësishme për të ardhmen: “Jemi bashkë, do të mbetemi bashkë, do të ecim përpara bashkë. Historia na ka vënë përpara sfidave të mëdha, por ne kemi ditur gjithmonë të triumfojmë. Objektivi ynë mbetet i pandryshueshëm: një Shqipëri e Kosovë demokratike dhe moderne, një komb i fortë që njeh vetëm zhvillim, integrim dhe prosperitet”./    S,M

Të fundit

Greqia nuk gjen qetësi, ‘shkundet’ nga një tërmet me magnitudë 5 ballë

Një tërmet me magnitudë 5 ballë ka goditur Greqinë mbrëmjen e 18 shkurtit, duke shkundur zonën e Kyllinit në...

Ecuria e përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit/ KQZ jep detaje të reja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë këtë pasdite detaje të reja nga ecuria e përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit. Detajet u bënë me...

Pesë dron ‘zbarkojnë’ në shtëpinë e BBV, ja për kë banor është

Rozana Radi ka marrë një surprizë shumë të bukur ditën e sotme në “Big Brother VIP 4”. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri...

SPAK në shënjestër të politikës/Fevziu:Çdo palë bëhet agresive kur i bie pesha mbi kurriz

Ekziston një debat politik më së shumti në Shqipëri sa i takon institucionit më “aktiv” të drejtësisë që është Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK)....

Strategu LaCivita dhe gënjeshtrat opozitare për Yuri Kim

Të hënën, Partia Demokratike njoftoi ardhjen e Christian LaCivita si strategun e ri zgjedhor, një shërbim që kushton shumë por ende nuk kemi transparencë...

Lajme të tjera

Web TV