“Më pyeste për fustanet e gruas…”/ Veliaj: Ja pse celulari im rezulton 87 herë në Kavajë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish ditën e sotme nga paraburgimi i Durrësit. Në reagimi ne tij, Veliaj ka sqaruar se pse telefoni i tij ka lëshuar sinjal 87 herë në zonën Kavajës. Sipas Veliajt, kjo ka ndodhur sepse gjatë vitit 2023 ka drejtuar fushatën politike të PS në Rrogozhinë e Kavajë.

Reagimi i plotë i Erion Veliaj:

Përshëndetje të dashur miq, uroj të jeni mirë! Unë për vete po lexoj romanin e gjatë të Ols Violinës se, siç e dini, jam i burgosur, por jo i pandehur, kështu që, skuthi më ka hetuar fiks si dikur hetuesit e Enverit me syrin te vrima e çelësit dhe pastaj më ka ngritur akuzë në thertoren e Erjon Kasapit, për gjëra që po i mësoj në burg.

Që të keni një ide për besueshmërinë e materialeve të llaçit që ka gatuar prokurori ndërtues, në konflikt të hapur interesi, po ju jap një detaj komik nga leximet e mia. Siç ju thashë, Ols Violina më bëri mua pronar të shtëpisë së prindërve të Ajolës në Golem, meqë gjeti lodrat e djalit tim çilimi në shtëpinë e gjyshes.

Por, hetimi i Violinës qenka edhe më i thellë në shejtanhajvanllëkun e tij, sepse në luftën e paepur kundër korrupsionit, ky dyfytyrësh që ditën heton dhe natën ndërton, më paska kapur me shtëpi në dorë nga qelizat e telefonit tim, i cili rezulton të ketë lëshuar sinjal 87 herë në zonën Kavajë, Lekaj, Golem, Harizaj, Mali i Robit, Gosë, Synej, gjatë muajve prill-maj 2023. Këtë idiotësi e paska ruajtur si as nën mëngë, se nuk më pyeti kur më kishte përballë, e më pyeste për fustanët e gruas, por po të më pyeste do ia kishte kursyer vetes dhe SPAK-ut një turp të tillë.

Lexo edhe :  Rritet rroga, por nuk del muaji/ Çfarë nuk shkon?

Gjatë vitit 2023, unë kam drejtuar fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste në Rrogozhinë e Kavajë, (madje, dy herë në Rrogozhinë), në cilësinë e Drejtuesit Politik të Qarkut të Tiranës; dhe në vitin 2024, në po këto bashki, kam drejtuar fushatën e anëtarësimeve të reja në PS.

Mjafton të shihni këtë foto-album nga fushata, për të kuptuar se me çfarë provash të leshit të humbur të kokës së tij më ka mbyllur mua në burg ky muzikant i dështuar, ndërtues i padeklaruar dhe prokuror i korruptuar. Po telefoni im ka lëshuar sinjal në atë kohë edhe te Kisha Katolike në rrugën e Kavajës, kur kam vajtur për të inspektuar punimet me Patër Zefin, por si duket, meqë Kisha është përballë pallatit të prokurorit tim ndërtues, do jetë trembur nga afrimiteti i krimit tim me ndërtimin e tij.

Kështu është kur të bëjnë prokuror shoqet dhe të marrin në Spak shokët – pa kriter e pa procedurë, e kështu, një miks mes injorancës e arrogancës bëhesh vrasës i gatshëm dinjitetesh njerëzore. Më falni ta mbyll me një përshëndetje vëllazërore të gjithë stafit të Bashkisë së Tiranës.

Përqafime dhe shumë dashuri të gjithëve ju!/     S,M

Të fundit

Bosi famëkeq ekzekutohet brenda sallës së gjyqit, nga një person i maskuar si avokat

Një bos famëkeq i një bande është vrarë me armë zjarri brenda një gjykate në Sri Lanka nga një...

E frikshme/ Vetëm 234 shoferë nga 1813 rimarin patentën pas humbjes së pikëve

Këtë të premte, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, bëri të ditur se, nga 1813 riregjistrime pas humbjes së të gjitha pikëve...

Meta prej 4 muajsh në burg, vizitohet për herë të parë nga zyrtarët e Partisë së Lirisë

Sot (21 shkurt) zyrtarët e Partisë së Lirisë, do të vizitojnë për herë të parë në paraburgimin 313, presidentin e kësaj force politike, Ilir...

Shisnin drogë dhe kryenin vjedhje, gjashtë të arrestuar në Durrës

Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Cleaning 2”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe në fushën e vjedhjes. Vihen në pranga 6 shtetas...

Papa Françesku mund të dorëhiqet nëse shëndeti i tij përkeqësohet

Papa Françesku mund të marrë në konsideratë dorëheqjen nëse shëndeti i tij përkeqësohet, tha kardinali italian, Gianfranco Ravasi në një intervistë. “Nëse ai do të...

Lajme të tjera

Web TV