Partneri e plagosi me plumb në kokë/ 45-vjeçarja dërgohet tek Trauma, ja gjendja e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Shkodrës këtë paradite, ku një 34-vjeçar qëlloi me armë partneren e tij dhe më pas i dha fund jetës.

Sipas Policisë, rreth orës 11:15 në lagjen “Mark Lula”, brenda një automjeti u gjetën Kole Manaj, 34 vjeç, dhe Anila Ndoka, 45 vjeç, të plagosur me armë zjarri. Hetimet paraprake tregojnë se Manaj fillimisht ka qëlluar partneren e tij në kokë dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

E plagosura, nënë e tre fëmijëve, është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Çifti kishte katër vite që bashkëjetonte, ndërsa Anila Ndoka (Prenushi) punonte si punonjëse sociale në një qendër komunitare në Shkodër.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të tragjedisë./    S,M

Të fundit

Kumbullat e thara, zbuloni vlerat e larta ushqyese për një trup të shëndetshëm

Kumbullat e thara, jo vetëm që janë shumë të shijshme, por edhe për tejkalimin e disa problemeve shëndetësore. Ato...

Pamje fantastike/ Hëna e plotë dhuron “show” në Stamboll

Hëna e plotë ka paraqitur pamje mahnitëse mbi objektet simbol të Stambollit në Turqisë. Pamjet mbresëlënëse janë kapur nga Hëna e plotë në kuadratin e...

Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj

Juristi Kreshnik Spahiu, mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’, në Report Tv me Marsela Karapanxho ka komentuar sondazhin ekskluziv të Piepolit në bashkëpunim me...

Spiropali vendos për seancën e fundit para zgjedhjeve, rendi i saj dhe kur do mbahet

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali vendosi që seanca e fundit e Parlamentit para zgjedhjeve të 11 majit të jetë të hënën e 17 marsit...

Nga vera në dimër! Rrebeshe dhe dëborë, si do të ndryshojë moti 5 ditët e ardhshme?

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Lajme të tjera

Web TV