Rama: Në 11 maj merr fund historia e kënetës dhe bufit plak që ka marrë peng opozitën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, në një lidhje live në rrjetet sociale, ka vijuar serinë e përgjigjeve ndaj komentuesve.

Ai u ndal tek vota e diasporës dhe rëndësia që ka ajo për Shqipërinë 2030 dhe integrimin në BE.

Rama tha se “ 11 maji do të jetë fundi i historisë së një kënete dhe bufi që ka marrë peng opozitën dhe i rri si hije mallkimi”.

“Kuvendi mori më në fund dje vendimin, më mirë vonë se kurrë. Tani është përcaktuar qeveria si përgjegjëse për të mbuluar shpenzimet e votimeve me postë.
Regjistrohuni sepse kjo është jo vetëm historike për të gjithë ju që jeni jashtë sepse është hera e parë që votoni pa qenë e nevojshme të vini në Shqipëri dhe nga ana tjetër 11 maji është vendimtar për Shqipërinë 20230 dhe procesin e integrimit.
Kush e ndoqi Konferencën e Mynihut ka dëgjuar prononcimin e qartë të komisioneres Kos,” Shqipëria e Mali i Zi janë në pararojë të procesit dhe për ne plani është që brenda 2027 të mbyllet negociata e tu jepet kohë parlamenteve të vendeve anëtare të ratifikojnë anëtaren e re, pra ne.

Këtu zien kazani me ujin e kënetës dhe me bufin plak që u fryn zjarreve të së shkuarës që do të shuhen të gjitha dhe 11 maji do të jetë fundi i historisë së një kënete dhe bufi që ka marrë peng opozitën dhe i rri si hije mallkimi”, tha ai./e.t

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV