Sërish një ditë për të dashuruarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kastriot Kotoni

“Bëhu artist i marrëdhënies tënde”, “Të krijosh një lidhje është sfida më e vështirë, më e komplikuar, që do të hasni në gjithë jetën tuaj”, “Dashuria nuk të mëson, ajo të tregon rrugën”. “Dashuria nuk mban fjalime, ajo thjesht dashuron”, “Mos pusho së bëri pyetje partnerit tënd”, Këshilla për beqarët: “Mendo si një person i martuar”, Këshilla për të martuarit: “Mendo si një beqar”, “Respektoje të dashurin tënd, besoji, kujdesu për të, diskutojini gjërat bashkë, qesh me të, dashuroje”, “Njihe mirë të dashurën tënde, dashuroje atë, vlerësoje, dëgjoje dhe fol me të”, “Thellë thellë ne jemi të gjithë njësoj: Të gjithë duam të na dashurojnë, të kujdesen për ne dhe të na vlerësojnë”, “Marrëdhëniet s’janë 50/50, ato janë 100/100” .

Për të qenë të sinqertë këto thënie apo frymëzime romantike janë mbledhur nga rreshta librash dhe janë përfshirë në  libra dashurie. Arsye kjo që na shtyn të mendojmë se, sa pak e shohim këtë sjellje të rafinuar në mediat tona , që kur hap portalet dhe bën zaping në kërkim të kanaleve televizive, tmerrohesh nga një fenomen të varfërisë së fjalës të pa latuar dhe shumë vulgare. Postulati se: “Kush lexon dashuron”, i përket kohëve të vjetra. Po shkruajmë larg historive me Amazonat gratë luftëtare të Kapodakisë, të prejardhura nga Aresi dhe Ninfa Harmonia, as për Amaharia perëndi etruske e drejtësisë dhe hakmarrjes dhe as për Andatan perëndinë e fitores, por për Afërditën perëndeshën e dashurisë dhe bukurisë, por edhe e jetës në përgjithësi dhe e pjellshmërisë e cila me vullnetin e Zeusit u dha për nuse tek i shëmtuari Hefest , farkëtarin hyjnor. E dashur për perënditë dhe vdektarët pati prej Aresit, Harmoninë, “PFOBOSIN” (FRIKËN) dhe Deimosin “Tmerri” dhe Erosin. Venera hyjni antike latine ishte edhe perëndeshë e rinisë, e faljes dhe e bukurisë dhe për këtë u njehsua me kultet greke me Afërditën në aspektin e saj si perëndeshë e dashurisë martesore tempujt e saj janë të shumtë përpara themelimit të Romës. Rreth e qark botës ka dhe do të ketë njerëz filozof që do të krijojnë “Atlase të Dashurisë”, “Antologji Dashurie”, “Manuale dashurie”, “Teknika dashurie” etj… Është gruaja ajo që frymëzon poetët dhe entuziazmon edhe ata që s’janë të pajisur me ndjeshmëri lirike. Është ajo që I bën të ëndërrojnë personazhet e D’Anucios dhe ata ironikët e pashërueshëm që bëjnë roje nëpër stacionet e autobuzëve dhe tramvajit ose trenave dhe aeroporteve për të kapur ose cikur një gju femre, dhe janë po ashtu problemet e zemrës që shtyjnë  aq shumë vajza të gjejnë ngushëllim e dije ngushëllim nëpër rubrikat e mediave. Mendoj se fjalët “grua” dhe “dashuri” të përdorura aq shumë në Italinë fqinje akoma nuk po ndihen ende në Shqipëri. Megjithëse kemi shumë artefakte sikurse tregojnë enët që pasqyrojnë nëpërmjet vizatimeve të tyre shembuj nga misteret dionisiane, me priftëreshat që shërbenin, natyrisht pa tunik në trup, stërgjyshërit tanë të stërlashtë nuk ia fusnin gjumit. Në epigramet e Marcialit shkruhet: “Pjesmarrëse në gëzimet e shtratit do të jem memece për gjithçka do të pëlqejë të bësh”. Në kohën e lulëzimit të Perandorisë Romake në muret e Pompeut gdhendnin një falus, ashtu të bindur siç qenë se ky send sillte mbarësi dhe largonte syrin e keq. Ai zëvendësonte në mënyrë të dukshme ca shkrime me të cilat djemtë himnizojnë disa pjesë femërore. Ja që paskemi qenë më të inegruar në kohët e lashta, si e gjithë bota edhe pse, në muret e shtëpive publike para viteve 1944, ku  shkruhej “Këtu banon lumturia”. Kështu që ajo që der dje quhej dashuri sot quhet seks shkruajnë autorë të ndryshëm dhe është më keq, kur shkruajnë psikologët se: “konsumohet shumë letër dhe xhirohen shumë filma , por në të vërtetë kush e jeton seksualitetin e vërtet”? Ndërkaq meshkujt tanë janë në ankth e frikë se mos dyshojnë për burrërinë e tyre e nisin bisedat të pambarimta në kafene për historitë dashurore, ndërsa të gjithë dëgjuesit e dinë se disa episode janë të gënjeshtra apo të shtrembëruara dhe shpesh herë komike. Ka akoma në mendjen e shqiptarit të cilët i besojnë  idesë së ekspozimit të “çorçafit me ndonjë njoll gjaku” për të vërtetuar në dritare të shtëpisë se gjithçka ka shkuar sipas rregullit dhe zakonit. Veç kur shkojnë në  gjykata ngrejnë pretendimin se “kërkonin që gruaja të shkonte në altar e virgjër”. Dihet numri I vrasjeve tw grave. Edhe pse nuk ka studime të mirëfillta për shoqërinë shqiptare në aspektin psikologjik apo anketime serioze studimore, që të na paraqesin të vërtetën e krizës së çiftit shqiptar, duken tendencat që shpjegojnë një krizë të mashkullit dhe femrës shqiptare, jo nëpërmjet satistikave që shprehin numrin e divorceve , por kohët e fundit po evindentohet fenomeni, që mirë se, partneri apo partnerja tradhëton, por tashmë ai ose ajo tradhëton me partner të së njëjtës gjeni. Ne po i kalojmë shekujt sa hap e mbyll sytë dhe nuk kemi idenë sa erotizëm ka gruaja dhe sa zotërues është mashkulli, shkurt femra pretendon kënaqësinë e saj, por edhe mashkulli nuk duhet që vetëm ta bëjë; por edhe të angazhohet. Duhet pranuar se dikur para një fustani edhe më i humburi hutaq i periferisë zbulon një shpirt artisti. I thanë një të bardhi se në Johanesburg, nuk duhet t’u buzëqeshësh vajzave zezake, secili duhet të mbajë vendin e vet. I thanë se të flisje me zezakët, të shëtisje me zezakët dhe , sidomos, të dashuroheshe me një vajzë zezake, ishte një faj shumë i rëndë dhe , po të zbulonin të fusnin në burg. Ja edhe këtë betejë e kanë fituar shqiptarët mëndjehapur dhe i sheh krah për krah të të gjitha racave dhe kombësive. Nuk është më ngjarje historike martesa me dallime raciale. Ne nuk i kemi salltanetet e bisedave për veten, as në ambientet private dhe as në ato publike, mjerisht e paragjykojmë tjetrin ose tjetrën pa asnjë arsye kur bëhet fjalë për vullnetin e femrës shqiptare e cila nuk ka gjendur vendin e vetë. Pas të dyzetave ajo është një shërbëtore e shtëpisë dhe burri shkon me një më të re, qëndron gjithmonë në punë fëmijët fillojnë të mos i flasin dhe ajo shijon televiziorin duke menduar po për çfarë e heq zvarrë këtë jetë? Nuk e dimë se çmendim ka mashkulli shqiptar për shoqen e vet? Kjo pyetje është mëse normale në shoqëritë perëndimore dhe tek ne ende, nuk është importuar është si të thuash shqiptari një qenie që përshtatet ose më mir me thënë “bëhet kuvendi sipas vendit”. Ka bota sipas studimeve sa sgjatë një marrëdhënie në çift apo në martesë, ta zemë në Itali nga shtatë deri në 8 vjet dhe në kaq e aq martesa dhe sa prej tyre dështojnë. Kur në mesjetë doli historia e Shën Valentinit, njerëzia nuk e shpallën të shenjtë që atë ditë, ndaj edhe ne këtej nga Shqipëria që e njojtëm vonë këtë festë, na takon ta mbajmë gjatë eshkën e memorjes së ditës së Dashuruarve. Filloje me një telefonatë, mos u bëj xheloz për sukseset e saj, trego ndjeshmëri, mos fol larg e larg, mos e mbaj vetëm në mendje, thuaj që e do, thuaj që në sytë e saj mbytesh i tëri, zhvishe me shikim, nëse bën fresk hidhi mbi shpatulla xhaketën tënde, mos fol për orë të tëra për lidhjen tënde të shkuar, bëji të paktën tri pyetje, trego interes dhe pyete për familjen, shoqet, librin apo filmin e preferuar, nëse je i guximshëm pyete a je e lumtur?

Të fundit

Një peshkaqen sulmon një krokodil në një plazh me pasoja fatale

Një video tronditëse ka bërë xhiron e internetit, duke arritur mbi 8 milionë shikime. Pamjet dramatike tregojnë momentin kur...

Nis takimi i Ramës me punonjësit e Bashkisë Tiranë, Ristani: Meraqet e Veliajt ishin…

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me punonjësit e Bashkisë së Tiranës në sheshin “Skënderbej”. Takimi i Ramës vjen pas arrestimit të kryebashkiakut të...

Ilir Meta regjistron nga burgu Partinë e Lirisë në zgjedhjet e 11 majit

Partia e Lirisë është regjistruar zyrtarisht për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit të këtij viti. Lajmin e ka bërë të ditur...

Shqipëria do të ndryshojë ligjin për rezervat materiale të shtetit

Ministria e Mbrojtjes ka hartuar një ligj të ri “Për rezervat materiale të shtetit”. Kjo me argumentin se baza ligjore e vitit 2008 nuk...

Një në 3 biznese në tregti, shqiptarët po i largohen sipërmarrjeve në fushën e prodhimit

Shqiptarët po i largohen bizneseve në fushën e prodhimit duke i orientuar investimet në sipërmarrje në sektorin e turizmit dhe ndërtimit. Të dhënat nga Instituti...

Lajme të tjera

Web TV