Duhani është një prej varësive më të përhapura që funksionon valë çlirimit të menjëhershëm dhe të lartë të dopaminës te përdoruesi. Kënaqësia momentale shkakton shqetësim në organizëm kur mungon derisa më pas ndizet cigarja tjetër duke formuar një rreth vicioz.
Deri më tani, studimet dhe statistikat kanë treguar se duhanpirja është shkaktare e shumë sëmundjeve në trupin e njeriut dhe rrjedhimisht, në jetëgjatësinë e cilësinë e jetës. Farmacistja Teuta Maçi sjell në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan studimin nga Universiteti i Londrës sipas të cilit, një cigare shkurton 11 minuta jetë. Konsumimi i një pakete ‘shfaros’ plot 106 ditë në vit duke shtuar edhe cilësi më të keqe të jetës.
Teuta Maçi: Studimi i fundit i Universitetit në Londër që është një nga universitetet më prestigjioze, hedh poshtë studimin e vjetër që një cigare të shkurton 11 minuta jetë dhe tregon që një cigare të shkurton 20 minuta jetë. Po të bësh llogarinë, në qoftë se pi një paketë në ditë, në ditë të shkurtohen 106 ditë, të sigurta sipas studimit të fundit kështu që mund ta mendosh se çfarë ndodh në harkun kohor të një jete. Mesatarisht, rreth 10 vite, pra një dekadë i shkurtohet një individi nga konsumi i cigares, pa përcaktuar sasinë dhe e keqja është që ato vitet që ty të mbeten, janë po ashtu me cilësi shumë të keqe jete, pra një profil i një personi që është 60 vjeç që pi duhan, ka profilin shëndetësor të një personi që është 70 vjeç. Jo vetëm që të shkurtohet jetëgjatësia, por edhe vitet që ke të bëhen me një cilësi shumë të keqe jete sepse shpeshherë ne si shqiptarë që për çdo gjë hajt se s’ka problem, hajt se kalon, duhet të dimë që jo vetëm nuk jetojmë gjatë se në qoftë se do të jetosh 70 vjeç dhe do të jetosh mirë, mund ta kesh mbledhur mendjen, por jo, jeton 70 vjeç dhe jeton keq./ S..M