65-vjetori i themelimit të Gramshit, përurohet instalacioni i veçantë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gramshi festoi në prag të kësaj mesjave 65-vjetorin e themelimit të këtij qyteti, bashkëmoshatar me uzinën e famshme të prodhimit të armëve luftarake të Çekinit në periferi të tij. Ky jubile është një moment i rëndësishëm për të gjithë banorët dhe historinë e këtij qyteti me një të kaluar të pasur në çdo aspekt.

Gramshi u themelua si qytet më 18 Shkurt 1960 dhe ka kaluar shumë periudha të ndryshme zhvillimi dhe sfidash, por gjithmonë ka ruajtur një karakter unik , të pasur me histori dhe kulturë.

Kjo ngjarje e rëndësishme në jetën e këtij qyteti u shënua me aktivitete të shumta, duke përfshirë zbulimin e një instalacioni me fyej në hyrje të qytetit, vepër e skulptorit Emanuel Koko.

Ky instalacion u realizua për të nderuar “Fyejt e Gramshit”, instrumentit muzikor të shpallur “Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”, që janë ndër instrumentet më tërheqës e më të lashtë në fondin e artë të trashëgimisë muzikore të Gramshit dhe Shqipërisë si dhe një ndër dokumentet më të rëndësishëm të muzikës instrumentale polifonike shqiptare. Më pas festimet vazhduan në ambientet e ish-uzinës ushtarake të Çekinit, një ambient i të cilës është transformuar në një muze digjital ku morë pjesë me qindra qytetarë dhe personalitete të shquara të Gramshit.

 

 

Ky muze ruan kujtimin e rëndësisë historike të kësaj uzine, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e qytetit, duke kontribuar në krijimin e Gramshit si një qendër industriale. Një pjesë e madhe e historisë së këtij qyteti është e lidhur me uzinën mekanike të prodhimit të armëve të Çekinit dhe punonjësit e saj që kanë lënë pas një trashëgimi të çmuar.

Kryebashkiaku Ajazi theksoi se bashkia e Gramshit tashmë ka objektiva të rinj ambiciozë zhvillimi duke e fokusuar zhvillimin më së shumti në turizmin malor pasi kjo zonë ka destinacione fantastike si shpella e Kabashit,liqenin e Dushkut, kalanë e Tervolit, liqenin e Banjës,Grabovën , kanionet e Holtës
ujëvarën e Sotirës , kalanë e Tunjës etj. Të gjitha këto atraksione mund të shfrytëzohen për zhvillimin e turizmit i cili sjell fuqizimin ekonomik sidomos të familjeve në zonat rurale.

Lexo edhe :  Rama fton të rinjtë në Forcat e Armatosura, afati deri më 31 Mars

Në këtë 65-vjetor, kryebashkiaku, Besion Ajazi i shprehu mirënjohje të gjithë atyre që kanë kontribuar për ndërtimin dhe zhvillimin e qytetit të Gramshit, ndërsa me vendim të Këshillit Bashkiak ju dorëzua titulli “Qytetar Nderi” i Gramshit ,11 personaliteteve të fushave të ndryshme që kanë lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e jetës së këtij qyteti.

Festimet u përmbyllën me një koncert madhështor në qendër të qytetit ku performuan artistë nga më të njohurit të cilët krijuan një atmosferë plot energji pozitive për të pranishmit të cilët e shohin plot optimizëm të ardhmen sepse tashmë Gramshi synon përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e mundësive të reja, sidomos në fushën e turizmit, duke krijuar mundësi të shumta punësimi që garantojnë rritjen cilësisë së jetesës për të gjithë banorët e tij./e.t

Të fundit

Fadroma në ndërtimin pa leje të ish-gjyqtares Fetahu e lidhur me bandat

Pak kohë më parë në emisionin “Stop” u tregua sesi ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu që u provua të...

Nga kosi te kokoshkat/ Ushqimet e shëndetshme të cilat mund të konsumoni gjatë darkës

Të gjithë e kemi përjetuar atë ndjenjën e urisë gjatë orëve të vona të natës. Fatkeqësisht, të ngrënit vonë shpesh lidhet me shtimin në...

Mjekët paralajmërojnë/ Mos e injoroni këtë simptomë të ftohjes nëse zgjat më shumë se..

Dr. Shireen ka paralajmëruar se një kollë e vazhdueshme për më shumë se tre javë nuk duhet të neglizhohet. Edhe pse simptomat e ftohjes,...

Po zien rrjeti! Ledion Lico bënë veprimin e papritur me unazën e martesës (Foto)

Në vitin 2018, Liço u martua me Sara Hoxhën, bashkëpronare e Top Medias, dhe së bashku kanë tre fëmijë. Çifti duket të kenë jetë të...

Administrata Trump pezullon disa programe që u japin leje qëndrimi imigrantëve!

Administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar disa programe të posaçme për disa grupe emigrantësh. Në bazë të vendimit agjencia federale ‘Shërbimet për Shtetësi dhe Emigracion të...

Lajme të tjera

Web TV