Babai i Elon Musk kritikon publikisht të birin: Nuk ishte një baba i mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Errol Musk, babai i Elon Musk, ka kritikuar ashpër të birin dhe aftësitë e tij prindërore gjatë një intervistë në podcastin “Wide Awake”. Ai theksoi se Elon nuk ka qenë një baba i mirë dhe përmendi tragjedinë e djalit të parë të Elonit, Nevada, i cili vdiq në vitin 2002 kur ishte vetëm 10 javësh, ndërsa ishte nën kujdesin e dadove. Errol tha se fëmijët e Elonit dhe Justine Wilson kishin shumë dado dhe se kur ata u ndanë, kishte deri në 12 dado që kujdeseshin për ta, duke e cilësuar këtë situatë si “shumë të çuditshme”.

“Kur u ndanë, ishin gjashtë dado nga njëra anë dhe gjashtë nga ana tjetër. Një situatë shumë e çuditshme”,theksoi Errol.

Në intervistë, Errol gjithashtu sugjeroi se Elon nuk kalonte mjaftueshëm kohë me fëmijët e tij, dhe këto komente u bënë virale në rrjetet sociale, ku shumë njerëz i dënuan ato. Kritikat ndaj Errolit janë shtuar, duke marrë parasysh sjelljen e tij të diskutueshme, përfshirë faktin që ka një fëmijë me ish-njerkën e tij, Jana Bezuidenhout.

Përveç fëmijëve me Justine, Elon ka gjithashtu tre fëmijë me Grimes dhe disa të tjerë me partnerë të ndryshëm, duke përfshirë edhe binjakët Strider dhe Azure me Shivon Zilis. Përveç kësaj, shkrimtarja Ashley St. Claire ka njoftuar se ka lindur një fëmijë të 13-të nga Elon, megjithëse ajo e fshiu shpejt postimin./e.t

Të fundit

Monedhat e huaja në rënie/ Kursi i këmbimit, 21 shkurt 2025

Sot, më datë 21 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet me 99.4 lekë. Dollari...

Integrimi/ Strategjitë që do mundësojnë hyrjen në BE, kostoja llogaritet 7.6 mld euro

Rreth 7,6 miliardë euro llogaritet totali i kostos për financimin e zbatimit të strategjive deri në 2028 që do të kontribuojnë në anëtarësimin e...

Gazetarja zbulon planin e SPAK për zgjedhje/Do infiltrohen njerëz në shtabet elektorale

Prokuroria e Posaçme ka hartuar një strategji të re për monitorimin e zgjedhjeve, e cila synon të evidentojë shkeljet dhe të garantojë një proces...

Revista britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore turistike në 2025

Pallate të lashta, dete me ujëra të pastra kristal dhe plazhe të pazbuluara – ekspertët tanë të udhëtimeve ju rekomandojnë destinacionet më të mira...

Lajme të tjera

Web TV