Brenda qelisë/ Veliaj thirrje qytetarëve: Aplikoni për kreditë e buta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga qelia kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për kredi të buta.

Veliaj në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, shkruan se janë 1200 kuota në dispozicion.

“Programi i kredisë së butë për çiftet e reja dhe familjet e pastreha është një nga projektet që kam më përzemër dhe gjatë këtyre viteve, pasi e rihapëm, kemi ndihmuar plot qytetarë të Tiranës  që të blejnë shtëpinë e tyre me ndihmën e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.

Edhe pse ndodhem i mbyllur në qeli pa akuzë, i dënuar pa gjyq,  dua të ftoj çdo qytetar që ka aplikuar gjatë fazës së parë të programit (ku u shpallën fitues 2237 aplikues), që të sjellin dokumentacionin e nevojshëm në fazën e dytë.

Deri më tani, në fazën e dytë, kanë dorëzuar dokumentacionin për kredi të butë shume prej aplikuesve, ndërkohë që ka kohë deri në datën 31 Mars. Çdokush që është shpallur fitues i Fazës së Parë duhet të dorëzojë dokumentacionin e plotë brenda datës 4 Mars (pranë sporteleve të Zyrës së Shërbimeve me një Ndalesë në Rr. e Kavajës), pasi janë plot 1200 kuota në dispozicion. Nxitoni!

Përqafime”, shkruan Veliaj./    S,M

Të fundit

Si qumështi vendas po zëvendësohet me importe

Rritja e importeve të qumështit vijoi edhe përgjatë 2024-s. Sipas të dhënave të Doganave për 2024 u importuan 22,8...

GJKKO shtyn seancën për inceneratorin e Tiranës, shkak mungesa e një prej avokatëve

TIRANË - Seanca gjyqësore në GJKKO për çështjen e Inceneratorit të Tiranës është shtyrë për më 4 mars në orën 13:30, për shkak të mungesës...

Rama nxjerr pamjet/ Shiheni këtë videokujtesë të luftës së pashoqe për Tiranën Europiane

“Dhe me dëshirën që sidomos kush ka lindur në vitet ‘90 apo ka qenë fëmijë në fillimvitet 2000, ta shohë këtë videokujtesë të luftës...

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare/Begaj: Gjuha shqipe, tipar themelor i identitetit tonë

Presidenti Bajram Begaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, përcolli mesazhin e ruajtjes së gjuhës shqipe nga shqiptarët e Diasporës. Nismës së Kreut të...

Erion Veliaj reagon nga qelia: S’kam vjedhur, as vrarë, as shantazhuar

Reagim i Erion Veliajt: Mirëdita dhe bekime gjithsecilit! Kur Ols Dado me Erjon Banin më burgosën pa gjyq dhe më ndaluan të gjitha kontaktet, me gjasë...

Lajme të tjera

Web TV