Çarja e digës së hidrocentralit të Sasajt në Bunec, ka ardhur si pasojë e mungesës së kontrolleve nga institucionet përgjegjëse. Në këtë përfundim ka arritur verifikimi i KLSH në lidhje me këtë ngjarje.
Sipas KLSH-së, ky HEC, që prej ndërtimit dhe nisjes së funksionimit, nuk ka patur asnjë kontroll nga institucionet që kanë për detyrë monitorimin e tyre.
Nëse këto institucione do të kishin kryer kontrollet e duhura dhe konstatuar problematikat që çuan në dëmtimin e digës, ajo që ndodhi në Hecin e Sasajt, mund të ishte evituar.
Për të shmangur përsëritjen e një ngjarje të tillë, KLSH do të auditojë dhe HEC-e të tjera në të gjithë Shqipërinë. Për këtë arsye, fton edhe qytetarë që mund të kenë informacione mbi problematika të kësaj natyre, ti sinjalizojnë pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të tilla./e.t